
Pamje nga tensionet
TIRANË- Deputetët e opozitës kanë shkuar sot në Kuvend me pankarta, me mesazhe kundër qeverisë. Një prej tyre, deputetja Albana Vokshi iu afrua për një moment karriges ku qëndronte kryeministri Edi Rama. Në një moment, ajo u kthye me fytyrë nga kreu i qeverisë, si për t'i treguar mbishkrimin mbi pankarta, por nga vete Rama nuk mori asnjë reagim.
Ndryshe ndodhi me ministren Elisa Spiropali, e cila në një moment 'e përzuri' me dorë kolegen e saj, e cila po 'provokonte' kreun e qeverisë. Megjithatë, punonjësit e Gardës së Republikës ishin aty në çdo rast./ZËRI
Poll