
SHKODËR- Është përkujtuar sot në Postribë, 78 vjetorin i Lëvizjes anti-komuniste, ku gjatë ceremonisë ka qenë i pranishëm edhe kryebashkiaku Benet Beci, i cili ka vendosur kurora me lule, në memorialin përkujtimor. Por vizita e Becit, është shoqëruar me tensione, ku një pjesë e banorëve i kanë bërë thirrje atij që të largohet. Beci u shpreh se ishte aty për të nderuar dhe përkujtuar këtë lëvizje, ndërkohë që pas diskutimeve me disa prej personave të pranishëm, u larguar.
“Ik…ik…zhduku! Nuk ke fytyrë të vish këtu ti. Poshtë Edi Rama dhe hajdutët e tij. Të gjithë hajduta jeni”, u shprehën disa prej banorëve të pranishëm në afërsi të memorialit.
“Shqiptar jam edhe unë. Unë respektoj Shkodrën, ju respektoj juve!”- iu përgjigj Beci, që më pas vendosi që të largohej me makinën e tij, duke shmangur ndonjë incident të mundshëm.
View this post on Instagram
“Ikni komunistë! Mua ma kanë vrarë gjyshin, babën në burg! Unë nuk e dua respektin tuaj! Po na merrni në qafë!”, tha banori, ndërsa akuzoi se policia kishte shoqëruar disa persona përpara mbajtjes së cereminisë.
“E kanë kapur atë djalin dhe e çojnë në burg. Hajde se mendohet se bën rrëmujë!”- u shpreh një banor duke ju referuar një qytetari që sipas tij ishte shoqëruar për të mos shkaktuar trazira sot.
“30 vjet janë ftuar në festë dhe nuk kanë ardhur kurrë! Asnjëherë. Sivjet këta të Enver Hoxhës duan ta bëjnë festën sivjet. Kjo është loja e këtyre. Ky është pushteti i Enver Hoxhës. Festa është e jona! Të lirohet ai djali’’- tha një banor tjetër.
“Njerëz të poshtër! Poshtërsi na bëni ju!”- u shpreh një banor.
Në mënyrë demonstrative njëri nga qytetarët ka hequr kurorat me lule të vendosur nga Beci. Pas këtij veprimi, policia ka shoqëruar qytetarin në fjalë të identifikuar si Besim Shaba. Rasri është denoncuar dhe nga strukturat e Partisë Demokratike në Shkodër.
“Te paftyrit nuk i ben pershtypje degjenerimi! Benet Beci edhe sot tentoj te provokoje banoret dhe familjaret e herojnve te Postribes. Mori pergjigjen e merituar nga banoret e Postribes, dhe u largua me bishtin nder shale pa nderuar himnin kombetare, nen forca te rrepta sigurie. Benet i paftyri nje gje ta dish, keshtu do te presim çdo kund qe te shkosh. Lavdi heronjve te Postribes dhe nje bravo te madhe per banoret guximtare qe i thane te verteten ne sy palaqos se bashkise Shkoder”, shkruan Fatjon Mani është anëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të qytetit të Shkodrës.
LËVIZJA E POSTRIBËS
Kryengritja e Postribës e vitit 1946 u shtyp me dhunë nga regjimi i kohës, i cili pushkatoi pa gjyq 18 nga pjesëmarrësit në këte kryengritje, ndërsa qindra të tjerë vuajtjën dënime në burgjet dhe kampet e internimit.
Kryengritja e Postribës që nisi Në shtator 1946, është një nga lëvizjet e para të armatosura antikomuniste, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë bllokun lindor. Edhe pse dështoi për të qenë një kryengritje serioze me ndikim të gjerë, pasojat që la për pushtetin komunist ishin të rënda dhe që nga ajo periudhë nisën reprezaljet më çnjerëzore.
Pas shtypjes së lëvizjes, nisën edhe proceset ndëshkimore gjyqësore dhe për Kryengritjen e Postribës njihen disa procese të shkëputura nga njëra-tjetra, për shkak të numrit të madh të të akuzuarve. Në gjyqet e para ajo që konstatohet është se përveç të dyshuarve si kryengritës, ka një numër të madh klerikësh dhe intelektualësh të Shkodrës.
Mënyra si janë ngrituar akuzat, fyerja dhe përçmimi që i bëhen të akuzuarve ngjason me një gjyq të pastër politik që kishte për qëllim jo vetëm ndëshkimin, por edhe denigrimin e figurave të njohura./ZËRI