
TIRANË- Edison Memolla po përballet me akuza për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura më 6 mars të viti 2022, duke rrezikuar mandatin aktual në krye të Bashkisë së Rrogozhinës. Sot ka nisur gjyqi për të në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Seanca e sotme ka nisur me pranimin e kërkesës së kryebashkiakut, i cili kërkoi nga trupa gjykim të zakonshëm. Kjo do të thotë që ndryshe nga sa jemi mësuar me zyrtarët e tjerë, Memolla (nëse dënohet) nuk do të përfitojë shkurtimin e 1/3 së dënimit. Procedurë kjo që ndiqet për të gjithë ata që zgjedhin që zgjedhin procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Vetë Memolla dha një prononcim për mediat pasi doli nga ambientet e GJKKO, ku edhe u shpreh se ishte gati të përballej me drejtësinë.
“Isha për të dhënë deklaratën time para gjykatësve. është një proces që ju e dini. Shpresoj që drejtësia të nxjerrë të vërtetën në shesh dhe të dal që unë jam i pafajshëm. Kam qenë gjithmonë i gatshëm të përballem me akuzat,”- tha Memolla.
Në seancën e shkuar, e cila u mbajt më mars të këtij vitit, avokatët e kryebashkiakut të Rrogozhinës i kërkuan gjykatës pafajësinë e Memollës me pretendimin se mungojnë provat që klienti i tyre të akuzohet për korrupsion. Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla akuzohet se ka kryer "korrupsion aktiv në zgjedhje", vepër penale që dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vite heqje lirie. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka çuar për gjykim çështjen e Memollës, i cili akuzohet se gjatë kohës që garonte për zgjedhjet e pjesshme lokale që u zhvilluan më datë 6 mars 2022, ndërhyri tek një elektriçist i OSHEE./ZËRI