Politikë

Tre muaj i izoluar në banesë, Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë

Berisha kundërshton ashpërsimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit ne arrest në shtëpi.

f.t
Tre muaj i izoluar në banesë, Berisha rekurs në Gjykatën e
Sali Berisha

TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha ka dërguar një rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon heqjen e masës së sigurisë së “arrestit në shtëpi” ku ndodhet prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar.

Pas tre muajsh izolim në banesë, nëpërmjet avokatëve mbrojtëse, Berisha kundërshton ashpërsimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit ne arrest në shtëpi, të lëna në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë dhe Apeli i GJKKO.

Kujtojmë se në seancën e fundit të mbajtur për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën për revokim të masës "arrest shtëpie". 

Ish-kryeministri Sali Berisha po qëndron në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, që nga data 30 dhjetor 2023, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme, që ka rënduar masën fillestare të caktuar ndaj tij, me argumentin se ai nuk iu bind vendimit fillestar, për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Ai akuzohet për korrupsion pasiv në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv "Partizani"./ZËRI 

Poll

MOS HUMB