Politikë

Dosja 'Babale'/ Shtyhet vendimi, Salianji: S'ka prova të më implikojnë!

Ai kërkoi që gjykata të rihapë hetimin gjyqësor dhe të marrë në pyetje Ballën.

I.F
Dosja 'Babale'/ Shtyhet vendimi, Salianji: S'ka prova të
Deputetët në Gjykatën e Apelit

TIRANË-Në Gjykatën e Apelit u zhvillua seanca gjyqësore ndaj deputetit demokrat, Ervin Salianji, lidhur me dosjen “Babalja”. Gjykata vendosi të shtyjë vendimin, duke qenë se procesi ishte goxha i gjatë dhe trupa e gjykuese vendosi qe shpalljen e vendimit ta bëjë në datë 26 shtator ora 13.00. Në përfundim të seancës deputetit demokratik, u shpreh se nuk ka prova që mund ta inkriminojë. Salianji tha se procesi ndaj tij është i montuar dhe dirigjuar nga mazhoranca. Ai theksoi se regjistrimi është autentik dhe se prokurori vjen në seancë dhe thotë që kjo është një video regjistim, por ajo nuk është video. Është një audio e regjistruar nga gazetari dhe biseda bëhet mes vëllait të Fatmir Xhafajt, Geron Xhafaj dhe Albert Veliu.

"Sot u përballa në gjykatë sepse një i dënuar për trafik ndërkombëtar droge jetonte në Shqipëri për mbrojtjen që i jepte ministri vëllai i tij. Nga audio në Gjykatë u vërtetua nuk ka asnjë provë që mund të më inkriminojë. Shiheni pak diskutimin, nëse unë flas me emra konkrete, un kisha argumente, argumenti i palës tjetër, që është avokati i ish ministrave të korruptuar, nxjerr një term të pa dëgjuar, Babale, sepse e kanë babalizuar Shqipërinë. Avokati i ish ministrave të korruptuar, nxjerr një term të pa dëgjuar, Babale, sepse e kanë babalizuar Shqipërinë. Prokurori nuk kujdeset të kuptojë që nuk është videoregjistrim, por audio regjistrim. Nuk kam njohje me Babalet, as me Alfred Alizotin që ka prova si paguhet nga famozi Ard Veliu dhe Andon Marko. Të gjithë këto personazhe të përfshirë për të montuar politikisht një çështje për të më goditur politikisht si përfaqësues i opozitës, u demontuan. Këtu nuk kemi të bëjmë me njohje timen, unë nuk kam asnjë njohje me Albert Veliun apo Geron Xhafajn. Unë nuk kam asnjë njohje me Alfred Alizotin, në të cilën ka përgjime në prokurori se si paguhet nga famozi Ard Veliu. Ka përgjime se si paguhet nga ish-drejttori policisë Fier Albert Nushi, i cili për rastësi doli edhe te vrasja në Elbasan. Kjo është një çështje për të më goditur mua politikisht,"-deklaroi Salianji.

Në mbështetje të Salianjit shkuan edhe një grup deputetësh të cilët ndodhën në ambientet e jashtme të Gjykatës së Apelit. Pranë tij ndodhen Luçiano Boçi, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu, Elda Hoti, Lefter Gështenja, Isuf Çela, Qani Xhafa, Saimir Korreshi, Dhurata Çupi, Ferdinand Xhaferraj, Ludovik Hasani, Dashnor Sula, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Kastriot Piroli. Avokati i tij, Indrit Sefa tha se atyre u është refuzuar marrja në pyetje e dëshmitarëve të rëndësishëm si Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Thoma Jano dhe Donika Prele. Ai kërkoi që gjykata të rihapë hetimin gjyqësor dhe të marrë në pyetje Ballën.

“Na u refuzua nga shkalla e parë pyetja e një sërë dëshmitarësh të rëndësishëm. Taulant Balla nuk na u pranua, Bert Nushi, drejtori i qarkut Fier shok i ngushtë me Arlber Veliun. Fatmir Xhafaj ka qene ministër i brendshem duhet te pyetej se ka mbajtur qëndrim. Thoma Jano duhet të pyetej si dëshmitar për një shkresë dërguar Gentian Osmanit ku pretendohej se telefoni i Fredi Alizotit nuk është përgjuar pasi kompania telefonike paska patur probleme. Gjithashtu pjesë e listës së refuzuar është edhe Donika Prela,e cila ka kryer përzgjedhjen e prokurorit dhe ka bërë qëndrim publik Gentian osmani. Përparim Kulluri, Ardi Veliu. Andi Enesi, Sokol Xhani oficerë që kane kryer veprime aktive. Për këtë arsye kërkojmë që gjykata të riçelë hetimin gjyqësor dhe t’i thërrasë të gjithë listën e dëshmitarëve duke nisur nga Taulant Balla”, tha Sefa.

Ndërsa vetë deputeti Salianji i bëri edhe njëherë mbrojtjen vetes. Edhe sot, Salianji pretendon kallëzimi i tij nuk ishte i rremë, duke kërkuar pafajësinë para togave të zeza. Në fjalën e tij, Salianji përmendi edhe një avokat, për të cilin tha se ka dorëzuar audio-përgjimin, ndërsa shton se sot i njëjti person mbron ministra dhe vetë Xhafën. 

Fjala e PLOTË e Salianjit në Gjykatën e Apelit:

Në interes të publikut kjo është diçka që regjistrohet. Po si ka mundësi që nëse del çdo njeri normal në këtë vend që denoncohet në mënyrë të padrejtë dhe preket në mënyrë të padrejtë në 11, 11 e pesë në 1 dhe të nesërmen del me zë dhe figurë dhe thotë nuk jam unë personi që keni denoncuar, se është me zë ajo dhe thotë ky zëri nuk jam unë, se është lehtësisht e verifikueshme ajo dhe na mbettë prova më shumë ne. Ky zotëria denoncohet në orën 11:00 dhe pavarësisht se për 8 vite ka qenë i lirë, pavarësisht dënimit të tij me 7 vite burg shkon dhe padyshim me influencën e vëllait dhe të shokëve vetëdorëzohet në të njëjtën ditë, kalon kufirin, Policia e Shtetit as e arreston, Prokuroria e Krimeve të Rënda në vend që ta mbajë këtu që të bëjë hetimin për trafikun Ndërkombëtar të drogës që po bënte e lë të lirë dhe shkon me duar në xhepa në Romë për të kryer dënimin. Dhe këtu pastaj lind pjesa tjetër, që e çojnë qëllimisht që të mos depozitojë zërin origjinal. Prova kryesore mbi të cilin është ngritur gjithë ky fars është që zëri i këtij zotërisë Agron apo Geron Xhafaj ka ardhur nga një avokat i cili në publik mbron të gjithë ministrat e korruptuar. Në kohën kur ka qenë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme e ka ndihmuar t’i shmanget dënimit këtij, pra ka një lidhje më shumë se klient avokat. Si mund të jetë e besueshme që usb që dorëzon këtu qenka zëri origjinal i këtij dhe jo zëri i Alizonit. Nuk ka asnjë lloj prove dhe asnjë lloj fakti në lidhje me këtë gjë. Ky është një personazh që ju i keni përgjimet, kur të doni mund ti vendos me audio. E ka vendos shteti që të më implikonin mua. Si mund të bëj unë kallëzim të rremë me dy persona që nuk i njoh Albert Veliu asnjëherë dhe Fred Alizotin asnjëherë. Veliun e kam njohur në momentin që ka ardhur me gazetarët. Si e kam organizuar unë një kallëzim të rremë kur këta të dy e kanë thënë e kemi bërë vetë nëse kjo nuk qenka e vërtetë, këtu hymë tek logjika e viktimës që nuk qenka e vertëtë, si e kam organizuar unë këtë?! Të parin s’e njoh, të dytin s’e njoh, këta s’i njohin as gazetarët, vijmë tek tjetra, Fred Alizoti nuk ka asnjë komunikim me mua 0, por ka ja tabulatet i keni këtu, komunikim me kreun e grupit të PS, komunikim me drejtorin e Policisë së Shtetit, me drejtorin e policisë së Fierit, zv drejtorin e policisë së Fierit, komunikimet që mund t’i vendos me audio, ku Fred Alizoti urdhëron drejtorin e policisë së Fierit dhe i thotë më sill paratë këtu se i thashë shefit, aaa e kuptove i thotë në 2 të natës. Të nesërmen në 9 të mëngjesit, më shumë se 200 përgjime zyrtare të prokurorisë që nuk janë dosjet, por i kemi nxjerrë audio, ku Alfred Alizoti një personazh i panjohur për ne, për mua 0 dhe mbi dëshminë e të ciklit është ndërtuar e gjithë kjo farëse urdhëron drejtorët e policisë së qarqeve, vinte nga fieri dhe i jepte para këtij, për çfarë i jep para këtij. Si mund të bëj unë kallëzim të rremë me dy persona që nuk i njoh Albert Veliu asnjëherë dhe Fred Alizotin asnjëherë. Veliun e kam njohur në momentin që ka ardhur me gazetarët. Si e kam organizuar unë një kallëzim të rremë kur këta të dy e kanë thënë e kemi bërë vetë nëse kjo nuk qenka e vërtetë, këtu hymë tek logjika e viktimës që nuk qenka e vertëtë, si e kam organizuar unë këtë?! Të parin s’e njoh, të dytin s’e njoh, këta s’i njohin as gazetarët, vijmë tek tjetra, Fred Alizoti nuk ka asnjë komunikim me mua 0, por ka ja tabulatet i keni këtu, komunikim me kreun e grupit të PS, komunikim me drejtorin e Policisë së Shtetit, me drejtorin e policisë së Fierit, zv.drejtorin e policisë së Fierit, komunikimet që mund t’i vendos me audio, ku Fred Alizoti urdhëron drejtorin e policisë së fierit dhe i thotë më sill paratë këtu se i thashë shefit, aaa e kuptove i thotë në 2 të natës. Të nesërmen në 9 të mëngjesit, më shumë se 200 përgjime zyrtare të prokurorisë që nuk janë dosjet, por i kemi nxjerrë audio, ku Alfred Alizoti një personazh i panjohur për ne, për mua 0 dhe mbi dëshminë e të ciklit është ndërtuar e gjithë kjo farëse urdhëron drejtorët e policisë së qarqeve, vinte nga Fieri dhe i jepte para këtij, për çfarë i jep para këtij, për çfarë i jep para kur ky që kam akuzuar unë ka vëllanë ministër dhe ndërkohë prokuror i çështjes Gentian Osmani fliste për të, e kanë çuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe sot nuk është më prokuror. Dhe të gjithë këta nëse hyjmë nga ana proceduriale, të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që i kanë shantazhuar këta që të kalonin Vettingun dhe që janë përfshirë që i kemi ndjekur në karrierën e tyre si kanë qenë, janë të gjithë të shkarkuar, Gent Osmani u shkarkua.

Ç’është dosja Babale?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit. Për dosjen, Salianji u dënua me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB