Politikë

Hetimi i SPAK për tenderat e KQZ, Celibashi: 0 shqetësim! Votimi elektronik, i pamundur në 6 qarqe

Kreu i KQZ shprehet se nuk ndihet i shqetësuar për këtë hetim, ndërsa thekson se procesi është legjitim.

F.I
Hetimi i SPAK për tenderat e KQZ, Celibashi: 0 shqetësim! Votimi
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat ka reaguar në lidhje me hetimin nga Prokuroria e Posaçme për procedurat e tenderimit të identifikimit biometrik. Kreu i KQZ shprehet se nuk ndihet i shqetësuar për këtë hetim, ndërsa thekson se procesi është legjitim.

“Personalisht kam 0 shqetësim  si për veten time, por edhe për këdo tjetër nga KQZ të angazhuar në këtë proces. Mendoj se nuk do të kishte dobi çfarëdo që të them unë, pasi në fund është dikush tjetër që jep vlerësimet edhe për këtë rast. Procesi ka të gjithë legjitimitetin në çdo pikëpamje”,-thotë Celibashi.

I pyetur nëse ka presion politik ose shantazh, Celibashi deklaroi se nuk sheh diçka të tillë.

"Jo, as në këtë rast as në rastet e tjera nuk jam ndjerë i shantazhuar. Nuk shoh diçka të tillë, pasi do të isha në pozitën e komentuesit për punën që do të bëjë dikush tjetër,"-u shpreh kreu i KQZ. 

Sa i takon votimit elektronik në zgjedhjet 2025, Celibashi thotë se është shumë vonë për t’u shtrirë në 6 qarqe.

“E pamundur në 6 qarqe, nuk ka më kohë. Votimi elektronik mund të bëhet vetëm në 1,2 ose 3 qarqe”, thotë Celibashi.

SPAK kërkoi dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit lidhur me pajisjet për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor. Bëhet fjalë për firmën Smartmatic International Holding B.V. me vlerë të ofruar prej rreth 1.2 miliardë lekësh të vjetra me TVSH./ZËRI

Poll

MOS HUMB