
TIRANË- Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisalbin Farhan dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani kanë zhvilluar një bisedë telefonike, në lidhje me luftën që është duke u zhvilluar mes Izraelit dhe Gazës.
Në një njoftim të shpërndarë nga Ministria e Jashtme saudite, thuhet se të dyja palët diskutuan zhvillimet në situatën në Gaza dhe rrethinat e saj, dhe përpjekjet ndërkombëtare të bëra në këtë drejtim, duke theksuar refuzimin e targetimit të civilëve në çdo formë dhe nevojën që të gjitha palët të respektojnë ligjet ndërkombëtare humanitare.
Kryediplomati saudit i kërkoi Shqipërisë, në sajë të rolit të saj si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, të punojë për të siguruar që Këshilli të përmbushë përgjegjësinë e tij për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke nxitur për një ndërprerje të menjëhershme të operacionet ushtarake dhe heqjen e rrethimit të Gazës.
Ai theksoi “rëndësinë e zbatimit të vendimeve të Këshillit në lidhje me çështjen palestineze, Rezolutat e veçanta 2,42 (1967), 338 (1973), 1115′ (24003) dhe 2334 (2016), për të krijuar një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen palestineze në përputhje me referencat përkatëse ndërkombëtare”, mbyllet njoftimi.
