Politikë

Grup pune për monitorimin e SPAK?, Basha "mallkon": Ia shtoftë Zoti ankthin, iu lëntë pa gjumë!

Gjatë konferencës me gazetarët, Basha komentoi nismën e PS për kontrollin e punës së institucioneve të drejtësisë, mes tyre SPAK, ndërsa shtoi se PD mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

k.m.
Grup pune për monitorimin e SPAK?, Basha "mallkon": Ia
Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha ka ngritur tonet këtë të premte ndaj maxhorancës socialiste ku nuk kanë munguar as mallkimet. Gjatë konferencës me gazetarët, Basha komentoi nismën e PS për kontrollin e punës së institucioneve të drejtësisë, mes tyre SPAK, ndërsa shtoi se PD mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lulzim Basha: Duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor. SPAK e vetmja hallkë që funksionon sulmohet nga qeveria. Qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacionin për përpjekjen për të kontrolluar SPAK-un. Nëse qeveria nën ankthin e asaj që ka nisur, venia para drejtësisë pëRgjegjësit për korrupsion, kanë nisur përpjekjen për kontroll ndaj institucionevet të drejtësisë, do të ndeshen në kundërshtimin e fortë të PD. PD ka mbështetje pa kushte ndaj SPAK. Nëse i ka kapur paniku nga hetimet e SPAK, urimi im dhe i çdo shqiptari është ua shtoftë Zoti panikun. Ia shtoftë Zoti panikun, ia shtoftë Zoti ankthin, iu lëntë pa gjumë. Nëse nuk keni panik dhe keni shqetësime të ligjshme, format për ta trajtuar janë brenda Kushtutës, nuk ka nevojë për të shpikur instrumenta për të kontrolluar SPAK-un për hetimet që kanë nisur.

Partia Socialiste, do të ngrejë një grup pune, i cili do të monitorojë punën e disa institucioneve, mes tyre dhe të drejtësisë. Në krye të këtij grupi pune do të jetë deputeti Eduart Shalsi, i cili drejton dhe Komisionin e Ekonomisë në Kuvend. Akuzave se kjo bëhet për t’i bërë presion SPAK, Shalsi i ka cilësuar të ulëta, pasi sipas tij, Kuvendi nuk do të marrë asnjë rol ekstra nga sa i ngarkon ligji, në raport me institucionet e tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB