
LEZHË- Gjin Gjoni, një nga emrat më të njohur të drejtësisë së vjetër, është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Lezhë. Pas numërimitë të votave është dalë në përfundimin se Gjoni ka siguruar 604 vota kundrejt kandidatëve, Albert Rrusti i cili mori 312 vota dhe Paulin Marku 131. Në një prononcim për media, Gjoni bëri dhe një falenderim për të gjithë ata që e votuan.
“Në radhë të parë doja të falënderoja dy kolegët e mi për garën dinjitoze. Populli i Lezhës arriti të më votëbesojë mua, është përgjegjësi shumë e madhe. Patjetër që situata politike në të cilën ndodhemi është jashtëzakonisht shumë kritike, por Partia Demokratike Lezhës ka objektiva të qartë. Të bashkuar siç jemi sot do të fillojmë me riorganizimin e partisë dhe përgatitjen për fushatën elektorale të 2025”, tha Gjoni.