Politikë

“Gabim shumë i madh”, Rama tregon se çfarë i tha Erion Veliajt pasi doli nga SPAK

Edi Rama ka zbuluar se ka 'kritikuar' Veliaj për sulmin që ky i fundit drejtoi ndaj disa gazetarëve dhe analistëve politikë.

k.m.
“Gabim shumë i madh”, Rama tregon se çfarë i tha
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se çfarë ka biseduar me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili pak ditë më parë u paraqit për t'u marrë në pyetje nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Në një intervistë që Rama ka dhënë për "Opinion" ka zbuluar se ka 'kritikuar' Veliaj për sulmin që ky i fundit drejtoi ndaj disa gazetarëve dhe analistëve politikë. Sipas Ramës, sulmet nuk ishin të hijshme.

Pjesë nga intervista

Fevziu: A ishte fjalimi juaj dhe adresimi juaj një mesazh për Erion Veliajn?

Rama: Mesazhet për Veliajn i kam të thjeshta fare, një tekst, telefonat një mesazh, një takim. Që unë nuk mbroj..

Fevziu: Ju thatë që mbroni vetëm Zahon se të tjerët asnjë.

Rama: O zotëri unë këtë e kam thënë 1 mijë herë, jo po prapë se shiko. Unë jam ndryshe Fevzo. Ky është thelbi dhe ju nuk doni ta pranoni, ok mos e pranoni. Jam ndryshe mor shok, jam ndryshe. Unë ato gjëra që them i mendoj.

Fevziu: Meqë kishe vetëm një mesazh të shkurtër, një tekst apo një telefonat me Veliajn, a i the gjë për qëndrimin që ai mbajti duke akuzuar një sërë gazetarësh pasi doli nga SPAK?

Rama: Po, i thashë. Gabim shumë i madh.

Fevziu: Pse?

Rama: Sepse unë personalisht kam patuar shumë herë reagime ndaj medias. Por, nuk kam sulmuar kurrë një me emër, një person, sepse këto sulme nuk janë sulme të denja për këdo qoftë që ka një funksion të lartë dhe që ka një raport që lidhet me rolin e tij institucional. Mesazhet për Erion Veliajn, unë i kam të thjeshta fare, një mesazh, një telefonatë dhe një takim. Unë korrupsionin nuk e mbroj. Gabim shumë i madh. Unë personalisht kam pasur shumë probleme me mediat, por nuk kam sharë asnjëhere një person. Nuk është e hijshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB