Politikë

Fredi Beleri u dënua me 2 vite burg, mediat greke: Gjyq tallës!

Çështja e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u kthye në arenë përplasjesh mes Tiranës dhe Athinës.

f.t
 
Fredi Beleri u dënua me 2 vite burg, mediat greke: Gjyq tallës!
Fredi Beleri

GREQI- Vendimi i Gjykatës së Posaçme për dënimin me 2 vjet burg Fredi Belerin është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat greke. 'Fajtor nga drejtësia shqiptare' e nis artikullin "Zougla”, duke vazhduar më tej me letrën e Fredi Belerit drejtuar Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Fredi Beleri u dënua me 2 vite burg, mediat greke: Gjyq tallës!
MEDIA GREKE 'ZOUGLA'

'Protothema' e ka haour shkrimin e saj me deklaratën pas vendimit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit. 

“Krimi im është se ne duam të jemi zotër të tokës sonë stërgjyshore. Krimi im është se bashkatdhetarët e mi më zgjodhën kryetar bashkie kundër planeve të kryeministrit shqiptar Edi Rama”, tha Fredi Beleri duke komentuar vendimin e gjykatës shqiptare që e dënoi me dy vjet burg për korrupsion në zgjedhjet lokale të 2023, nis shkrimi i 'Protothema'.

Fredi Beleri u dënua me 2 vite burg, mediat greke: Gjyq tallës!
PROTOTHEMA

Po ashtu 'Newsbomb.gr' i ka kushtuar një artikull dënimit të Fredi Belerit, ku e nis po ashtu me deklaratën e kryebashkiakut: 'Ishte një gjyq simulues, me precedentë kriminale të rremë dhe pa prova". 

Kryebashkiaku i zgjedhur i Heimarës, Fredi Beleri , i cili u shpall fajtor sot (05/03) nga drejtësia shqiptare për tentativë për të blerë vota dhe u dënua me dy vjet burg, është në kundërsulm, duke e cilësuar atë një “gjyq – një tallje" , -shkruan 'newsbomb.gr'.

Fredi Beleri u dënua me 2 vite burg, mediat greke: Gjyq tallës!
NEWSBOMB.GR

Edhe media greke 'Kathemerini' ka shkruar rreth vendimit për Fredi Belerin, ku e hap artikullin me fjalët e tij: Ishte një gjyq tallës. Unë do të vazhdoj luftën time për drejtësi”. 

Më tej Kathimerini shkruan se “Beleri protestoi se gjetjet e prokurorit “tregon qartazi një histori gënjeshtrash inekzistente” dhe akuzoi drejtpërdrejt prokurorinë se po përpiqet të mbulojë “gafa dhe gabime” të policisë shqiptare.

“Gjatë procesit nuk pranuat asnjë nga kërkesat e mia për ekspertizë. Nuk e detyruat policinë e shtetit të sjellë para jush vendimin e paligjshëm për pagesën e dëshmitarit. Nuk e sollët dëshmitarin të ballafaqohej me personin në fotografi që prokuroria pretendon se është i infiltruari”, citon Belerin gazeta greke.

Fredi Beleri u dënua me 2 vite burg, mediat greke: Gjyq tallës!
KATHIMERINI

Gjykata e Posaçme vendosi të dënojë sot me dy vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Beleri është shpallur fajtor për 'korrupsion aktiv' në zgjedhjet lokale të 2023-it. Çështja e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u kthye në arenë përplasjesh mes Tiranës dhe Athinës. Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Poll

MOS HUMB