Politikë

FOTOT/ Deputetët e opozitës braktisin Kuvendin, i bashkohen protestës para Bashkisë së Tiranës

Në Kuvend qëndrojnë dhe deputetët e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili

E.K
FOTOT/ Deputetët e opozitës braktisin Kuvendin, i bashkohen
Vendet bosh nga opozita

TIRANË- Pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës, janë larguar nga seanca plenare në Kuvend, për t’iu bashkuar protestës që është thirrur përpara Bashkisë së Tiranës. Kjo ka shkaktuar debate në seancë, për shkak se Erion Braçe u përplas me Gazment Bardhin, pasi demokratët u larguan nga salla. Në seancë mbetën vetëm disa deputetë, si Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Elda Hoti dhe Emilia Koliqi. Në sallë kanë qëndruar gjithashtu dhe dy deputetët e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili.

FOTOT/ Deputetët e opozitës braktisin Kuvendin, i bashkohen
Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili

Sot mbështetësit e opozitës, kanë protestuar për herë të dytë përpara Bashkisë së Tiranë, ku kërkojnë llogari pas arrestimit të 5 drejtorëve dhe ish-drejtorëvve të Erion Veliajt. Këshilltarët demokratë kërkojnë që të hyjnë brenda bashkisë por janë penguar nga policia e rendit dhe ajo bashkiake.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB