Politikë

Festa në Selenicë/ Rama ironizon kryebashkiakun Bellaj: Faleminderit që më the që në majë të malit ka ujë të kripur

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ditën e djeshme në këtë festë, ishte “ironia” mes kryebashkiakut dhe kryeministrit Rama.

l.k
Festa në Selenicë/ Rama ironizon kryebashkiakun Bellaj: Faleminderit
Nertil Bellaj, Ervin Demo dhe Edi Rama në Selenicë

SELENICË- Kryeministi i vendit, Edi Rama ishte mbrëmjen e djeshme në Selenicë, aty ku u oragnizuar edicioni i kartërt i “Vajza Fest”, në fshatin Vajzë. Pjesë e kësaj feste ishte dhe kryebashkiaku i Selenicës, Nertill Bellaj, i cili ka dalë hapur kundër propozimit të PS-së për Reformën Territoriale, ku parashikohet që Selenica të shkihet si bashki dhe t’i bashkangjitet Vlorës.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ditën e djeshme në këtë festë, ishte “ironia” mes kryebashkiakut dhe kryeministrit Rama.
Gjatë fjalës së tij u shpreh se gjatë këtyre katër viteve Bashkia ka bërë shumë punë, duke e çuar atë në një nivel tjetër të turizmit malor dhe lumor. Kryebashkiaku në fund të fjalës së tij tha se do vazhdojë të punojë, ndërsa theksoi se ka pikëpyetje për atë se çfarë do të ndodhte më pas, duke lënë të nënkuptuar se i referohej ndryshimeve në reformën e re.

“Kryeministër këtu kemi edhe ujë deti këtu, ujë të kripur. Këto na I ka falur natyra. Ashtu si Labëria e ka famëmadhe historinë, ne si bashki, jemi munduar që për katër vite, famëdhadhe do ta bëjmë edhe bashkinë tonë, duke e çuar bashkinë në një nivel tjetër të turizmit malor dhe lumor. Kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë dhe të shohim pastaj se si do shkojnë gjërat”, tha Bellaj.

Pas fjalës së kreut të Selenicës, radhën e kishte kryeministri Rama. Ai e falenderoi Bellajn për informacionin e dhënë, ndërsa përshëndeti edhe ministrin Ervin Demo, duke shtuar se është i pranishëm për të kontrolluar si funksionon bashkia e Selenicës

“Dua të përshëndes kryetarin e Bashkisë, Nertilin dhe ta falenderoj për informacionin për vajtjen e detit në majë të malit me ujin e kripur. Dua të përshëndes edhe ministrin e pushtetit vendor, zotin Demo, i cili është këtu i pranishëm për të kontrolluar si funksionon bashkia e Selenicës”, tha Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)


Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale parashikon riorganizimin e hartës së pushtetit vendor dhe uljen e numrit të bashkive në 15 të tilla, nga 61 në 46. Në listën e bashkive që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas, të cilat do t’i bashkohen bashkive më të mëdha. Sipas propozimit, struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet./ZËRI

Poll

MOS HUMB