
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri anglez, Toiny Blair, kanë qenë pjesë e panelit të Samitit Botëror të Qeverisjes në Dubai. Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, Rama tha se ai i është në politikë, në sajë të Blair, që për të ka qenë si një model, përpara se të angazhohej në Partinë Socialiste.
Rama: Doja që kjo të ishte e qartë sepse kështu të gjithë do të kuptoni që nuk do të isha më i privilegjuar se kaq se sa të kem dikë, do t’i them që unë nuk do të jem as kryeministër as do të isha asnjë njeri i angazhuar në politikë përpara tij, nëse s’do të ishte për të, ishte modeli im për të hyrë në politikë dhe për PS, mund të jetë një rrugë e tretë për të majtën. Dolëm nga një terr shumë i gjatë, ishim Koreja e Veriut të Evropës, të izoluar, ishim të vetmuar në një varfëri që sot më duket e pamundur nga një izolim i jashtëzakonshëm, ajo çfarë mësuam me mundim është që sistemin mund ta ndryshosh brenda ditëve por institucionet nuk i ndërton dot as për vite të tëra.
Rama foli më tej për procesin e digjitalizimit që ka ndodhur vitet e fundit në vendin tonë.
“Teknologjia mund të jetë bekim për ata vende që kanë mbetur pas madje dhe ti kalojnë. Për të hyrë në BE na duhet të transpozojmë të gjithë të ashtuquajturin korpusin e legjislacionit të BE-së, më shumë se akte ligjore e nënligjore. Për shtete përpara nesh ka nënkuptuar një armatë përkthyesish, certifikuesish. Kroacisë iu deshën 7 vjet për të bërë këtë transfuzim letrash.
Testet tona po tregojnë që - me formën aktuale të teknologjisë – mund të bëjnë në më shumë se dy vjet, por duke parë që teknologjia sa vjen e përmirësohet jam I bindur se mund të shkurtohet kjo kohë. Është e pamundur të parafytyrojmë se deri ku mund të shkojmë me teknologjinë”, tha Rama.
Rama shtoi se po punohet me Microsoft dhe Orakul për të rritur sigurinë përballë sulmeve të hakerave iranianë.
“Qeveria po punon me Microsoft dhe Orakull po përpiqemi të marrim më të mirë. Duke qenë se jemi përballur me një sulm mjaft masiv nga Irani, duke qenë dhe objektiv i përhershëm i sulmeve kibernetike nga Irani, ne e dimë jo vetëm logjikisht porn ë lëkurë sesa është e rëndësishme të kesh të dhëna të sigurta”, shtoi Rama.
/ZËRI