Politikë

Çështja Partizani/ Berisha bën rekurs masën e sigurisë në Gjykatën e Lartë

Kryetari i PD Sali Berisha u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

D.XH
Çështja Partizani/ Berisha bën rekurs masën e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka realizuar ditën e sotme, hapin që e kishte paralajmëruar avokati i tij, duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ky veprim i Berishës vjen, pasi Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Kreu demokrat Sali Berisha u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në seancën e mbajtur më datë 25 janar dhe që zgjati pak minuta, gjyqtarja Ilirjana Olldashi shpalli vendimin, teksa Berisha vetë nuk ishte i pranishëm. Për herë të parë, kryetari i PD-së Sali Berisha, që ndodhet në arrest shtëpie që më datë 30 dhjetor, u paraqit në SPAK më datë 23 janar 2024. Ai iu përgjigj prokurorëve për dosjen Partizani, ku akuzohet për korrupsion./ZËRI/

Poll

MOS HUMB