
TIRANË- Kur kanë kaluar pothuajse 12 orë nga dorëheqja e Lindita Nikollës si kryetare e Parlamentit, kryeministri Edi Rama nuk ka bërë ende asnjë reagim, edhe për shkak se ndodhet në Francë, ku mori pjesë në ceremoninë e nisjes së Lojërave Olimpike. Ndër socialistët e parë që kanë reaguar për dorëheqjen e Nikollës, është deputeti Erion Braçe, i cili madje e falenderon kryeparlamentaren në largim për të gjitha rastet kur ajo e ka duruar, edhe pse ai ka ndërhyrë nga vendi duke kërkuar fjalën. Braçe vijon më tej duke thënë se Nikolla është përballur me sulmin më të egër nga ana e opozitës, në drejtimin e Kuvendit, por sipas tij ka arritur që ta përballojë me dinjitet.
POSTIMI I BRAÇES:
LINDITA NIKOLLA ISHTE FUQIA E QETE E KUVENDIT! NJE GRUA E DENJE-PLOTE DINJITET, SERIOZE, E PERMBAJTUR, E PERULUR, KURRE ARROGANTE, E PAQTE ne nje salle e kohe qe te tjeret e sollen perballe saj si LUFTE, FUSHE BETEJE;
U PERBALL me situaten me te rende, sulmin me te eger-personal e ndaj INSTITUCIONIT ME TE LARTE TE REPUBLIKES ne 33 vite; Kujtoj i turperuar nisjen, kur kolege tanet as denjuan te hedhin fleten e votimit ne kuti, por e grisen ne nje akt te ulet e fyes per nje grua qe su kish asnje faj; sic kujtoj po aq i turperuar tymin e flaken, shkrepsen e flakadanet, cizmet e karriget, sharjet e fyerjet lume, te cilat nuk duhet te ndodhnin kurre as ne vendin me anormal te botes;
Po e perseris, pa asnje shkak te perligjur, shkaktuar nga LINDITA NIKOLLA-nga ne si cenim lirie apo demokracia ne Kuvend, por per arsye qe ishte e mbeti deri dje vone ne darke mua aty-ne salle, ARSYE TERESISHT E BRENDESHME E TYRE! Pertej kesaj, LINDITA NIKOLLA ja doli te ishte aty, QENDROI, DUROI, PERBALLOI, QETESOI, NORMALIZOI ne emer te dinjitetit te Kuvendit e Republikes, interesit publik te qytetareve te ketij vendi; nuk eshte pak kjo, eshte shume ne mes te nje LUFTE!
Ne ane tjeter, dua ta falenderoj kryetaren NIKOLLA edhe personalisht; me keni duruar, e kam tepruar, ju kam vene ne veshtiresi shpesh nga vendi e nga foltorja, dhe sinqerisht ju jam mirenjohes per hapesiren qe me keni lejuar ne cdo rast; Shume faleminderit!
Pas 3 vitesh në krye të Parlamentit, Lindita Nikolla në mënyrë të beftë njoftoi dje largimin e saj nga posti i dytë më i rëndësishëm në hirearkinë e institucioneve në vend, për arsye shëndetësore. Nikolla mori fjalën pothuajse në fund të seancës maratonë në Kuvend, ku pati një lutje për opozitën dhe kundërshtarët e saj politik, që të mos spekulohej në lidhje me arsyet e largimit të saj. Dukshëm e prekur, Nikolla tha se gjendja shëndetësore me të cilën po përballet, ia pamundëson asaj vazhdimin e ushtrimit të detyrës në krye të Kuvendit.
/ZËRI