
TIRANË- Sot socialistët festojnë 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Por nuk do të mblidhen për të festuar sot! Shkak është bërë një udhëtim i kryesocialistit, Edi Rama. Kreu i PS-së, Edi Rama është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu që ndryshe nga vitet e tjera për këtë forcë politike nuk është programuar asnjë aktivitetin festiv.
Por përse nuk do të festojnë socialistët?
Rama është nisur për në Amerikë për të marrë pjesë në dasmën e Aleks Soros, djalit të miliarderit George Soros, i cili do të martohet më 14 qershor me Huma Abedin.
Kështu, festa për 34-vjetor do të mbahet kur i pari i partisë të rikthehet në Shqipëri. Deri atëherë presim pamjet nga dasma e djalit të manjatit. Me siguri do të jetë madhështore./ZËRI