Politikë

E diela pushim edhe për politikën/ Berisha sërish në dritare, Meta shijon raki skrapari

Si e kaluan të dielën personazhet kryesorë të politikës në vend?

k.m.
E diela pushim edhe për politikën/ Berisha sërish në
Foto ilustruese

TIRANË- E diela e pushimit duket se ka qenë e tillë edhe për liderët e partive më të mëdha politike në vend. Përveç ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pushim e ka për çdo ditë. Ky i fundit si çdo ditë doli për gati 40 minuta në dritaren e banesës së tij, për të mbajtur fjalimin e përnatshëm që e zhvillon prej janarit.

E diela pushim edhe për politikën/ Berisha sërish në
Sali Berisha

Për shkak se është në "arrest shtëpie", fundjavën nuk e kalon dot si zakonisht në Lalëz, ku shpesh ndante edhe foto nga shëtitjet e tij.

E diela pushim edhe për politikën/ Berisha sërish në
Sali Berisha dikur

Shëtitjet duket se ia ka lënë aleatit të tij, kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, i cili sot shkoi në Skrapar, ku edhe ka ndarë disa video teksa takohet me "bashkëvendasit" e tij. E duke qenë se ishte në Skrapar, nuk ikte dot pa e bërë gëzuar një gotë raki, të shoqëruar me një dolli. Madje sot, ka rikthyer edhe recitimet e vjershave të tij, që në kohën kur ishte president i kishte kthyer në normalitet.

"O ju malet e Skraparit, armiku iu zili iu shikon veç me dylbi! Malet tona më të larta,"-recitoi Meta. 

Kreu i Partisë Demokratike (të vulës) pasditen e kaloi para kamerave. Në orën 17.00, Basha ishte i ftuar në podcastin e moderuar nga Marsid Gupi dhe Ermal Peçi. Para tyre tregoi sesi e kishte kaluar kohën e rinisë në Holandë dhe si u rikthye në Shqipëri për t'ju futur politikës.

"Kishim klubet tona, disa prej tyre ishin dhe pronë e organizimeve të vet studentëve. Një nga shokët e mi më të ngusht ishte DJ në një nga këto. Domethënë ne ishim pothuajse të pandarë, edhe ai u bë sebep edhe që të merresha dhe unë pak me muzikë. Muzikën e kam passion, sidomos muzikën e kohës time të studimeve, megjithëse tani është kthyer në modë. Unë kisha një dashuri për muzikën, e përjetoja popin, rockun, hard rockun, Heavy Metal. Grupi më i preferuar i muzikës ishte “Duran Duran” ka qenë grupi i parë që kam ndjekur, “Alphaville” të asaj kohe. Pra, kanë qenë artistët e mëdhenj në vitet 80 kanë qenë të mbushur me artistë të mëdhenj nga sigurisht Madonna, Michael Jackson, George Michael, Metalica sigurisht, etj. Muzikën e kisha qejf, por artin e luajtjes së muzikës e kisha hobi dhe e kam nga miku im Richard që ishte DJ professional,"-tregoi Basha.

I vetmi që nuk u gjet këtë fundjavë ishte kryeministri Edi Rama. Në rrjetet e tij sociale, ai ka qenë tejet aktiv, por vetë personalisht nuk është shfaqur askund. Herën e fundit, në Tiranë, u pa teksa zhvillonte një takim me Karoline Edtstadler, ministre Federale për Bashkimit Europian. Ndoshta kryeministri këtë fundjavë e ka kaluar me miqtë që kanë ardhur nga Brukseli, duke i mikpritur siç duhet.

Sa për daljet publike, e hëna vjen nesër dhe politika do të "gumëzhijë" sërish!/ZËRI

Poll

MOS HUMB