TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” kishte të ftuar Diana dhe Keidi Pushi, nënë dhe bijë, iniciuese të platformës “Reborn Albania”. Ata i dhuruan Ramës një pëllumb, që simbolizon paqen. Duke komentuar rreth zgjedhjes së tyre, kryeministri u shpreh se gjithmonë kërkon për paqen, por nuk e gjen atë.
“E dashuroj paqen, është e vërtetë, por nuk e gjej. Mbase po ta gjeja nuk do të ishte më paqe. Paqja e vërtetë është ajo që zien. Unë jam vetëm luftë, vetëm paqe s’jam. Unë paqen e dua, por luftë jam. Të punoj për paqen”, u shpreh Rama. /ZËRI
Poll