Politikë

‘Dumani pjeshkëron 24 orë në internet’, Salianji i kërkon llogari Ballës: A keni ju përgjegjësi si ministër?

Salianji ka ngritur shqetësimin se si vrasësi me pagesë Nuredin Dumani vazhdon nga qelia e burgut aktivitetin kriminal

E.K
‘Dumani pjeshkëron 24 orë në internet’, Salianji i
Taulant Balla dhe Ervin Salianji

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë i pranishëm sot në Komisionin e Sigurisë, ku është përballur me deputetin demokrat, Ervin Salianji, në lidhje me fotot dhe lajmet që kanë qarkulluar së fundi, ku Nuredin Dumani shfaqet me kushte komode në ambientet e burgut, e madje ka akses gjatë gjithë kohës në biseda përmes internetit. Pas pezullimit të dy punonjësve të policisë së burgjeve, Salianji e pyeti Ballën nëse ndjente ndonjë përgjegjësi si ministër.

DEBATET

Salianji: Një ndër raportet më të zinj që kanë qarkulluar për Policinë e Shtetit. Raporti i DASH për vitit 2023 qendër tranziti e drogërave të forta kokainë dhe heroinë, lidhjet e policisë me grupet kriminale. Kemi problem të bashkëpunojmë për shkak të lidhjeve me grupet kriminale, vlerësim për çdo polic që rri në vapë e shi, që përballen me drejtues të inkriminuar, ke zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Keni arritur të kapni ndonjërin nga ata? Tre herë keni sjellë ndryshime këtu për Vettingun në polici. Me anën e Vettingut ka reaguar vetëm një person mos ta përmend atë të shkretin, u harxhuan para për komisione Vettingu, po një e keni në detyrë dhe një që e keni shkarkuar. Të ka thënë drejtuesi i Spak që dekonspirohen operacione, grup i fuqishëm tha drejtuesi i SPAK. Bënin namet në Belgjikë, Holandë, t’ju bëj një pyetje të drejtpërdrejtë del Nuredin Dumani që duhet të ruhet nga njësia, që pjeshkëron 24 orë me kë i do qejfi e vendos gjoba. Keni ju ministër përgjegjësi, pse me pezullimin e dy policëve, ata e kanë lejuar të bëjë atë që bën?! Pastaj këto aplikacionet e Sky që porosisin vrasje sikur porosisin pica.

Balla: Unë e kuptoj që ju kjo punë ju duket shaka se s’keni faj se keni kohë të gjatë në opozitë, por sa i përket indikatorit të sigurisë. Gjatë prezantimit që bëmë në fillim të seancës kemi prezantuar cilat kanë qenë gjetjet që çuan në nevojën e ndryshimeve dhe të faktit që këtu nuk bëhet fjalë për ndryshime por një ligj të ri. Duam ti japim Shqipërisë një kuadër të ri ligjor, me synimin Shqipëria 2030 vend anëtar i BE, që edhe Policia e Shtetit të jetë e njëjtë me vendet e BE.

Salianji: Si ka mundësi që nga burgu, kur të vijnë ata të burgjeve, këtu do të jemi, a ka përgjegjësi ky departament dhe a keni marrë masa që një personazh ndër më të rrezikshmit ka mundësi, ka salltanete, komunikon. Përderisa nuk ka asgjë të ngutshme duhet ta tërhiqni se nuk ka për ju policia e shtetit s’ka nevojë ta vendosni.

Naço: Këtu jemi për ligjin, të flasim për ligjin, vota ime është pro, puna e këtij komisioni është në varësi të këtij ligji. E hedhim në parim votimin e projektligji

SalianjiUnë them ta hidhni dhe këtë Dumanin. 

Vrasësi Nuredin Dumani, i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, kishte linjë interneti në qelinë e burgut dhe mbante komunikime të vazhdueshme me persona jashtë, përfshirë edhe Alda Nikollin, një të re nga qyteti i Lezhës, në banesën e të cilës pak ditë më parë pati një shpërthim me tritol. Në lidhje me këtë rast, janë pezulluar nga detyra 2 punonjës policie./ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB