TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë reagimit të tij lidhur me protestat e studentëve, ka deklaruar se dy ditë më parë është neutralizuar një dron me eksplozivë, i cili, sipas tij, ishte destinuar të godiste Kryeministrinë dhe t’i vinte zjarrin oborrit të brendshëm të godinës. Rama thekson se rinia dhe studentët në bulevard janë pengje të 'grupit të zjarrit'.
View this post on Instagram
Edi Rama: Rinia dhe studentët janë të frustruar dhe të inatosur, duan ndryshim dhe është në natyrën e qënies së tyre, por me keqardhje them se kjo rini dhe këta studentë që janë në bulevard janë pengje të grupit të zjarrit në krye. Atyre me maska, ku përdoren gjerësisht edhe të miturit, si mburoja për të përparuar. Para 2 ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv i destinuar të godiste Kryeministrinë duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm ku është ngrehina e drurit dhe një Zot e di me çfarë pasojash. Kemi shumë të dhëna. Dje, në mënyrë të befasishme për çdokënd, por jo për mua! Foli mistifikuesi i Rusisë imperialiste, tha tani Shqipëria po tregon ngjyrën e vërtetë të saj, një popull kurajoz, ortodoks! Një dorë tjetër është Republika khomeiniste e Iranit. Në darkë mblidhen kllounët që himnizojnë dhunën në sallonet e medias tradicionale, ndër të cilët pak fare janë ata që e thonë ndonjë fjalë kundër dhunës. Mbase janë të terrorizuar dhe nuk ju vë faj, sepse erdhi momenti, por nuk ka për të ardhur dita që njerëzit të terrorizohen për atë që mendojnë.