Politikë

Dosja “Babale”/ Rrëzohet kërkesa për përjashtim e gjyqtares

Kërkesa u bë gjatë seancës së djeshme, nga avokati i Olldashit, Indrit Sefa. Ky i fundit argumentoi se klienti i tij kishte shkruar artikuj në median që drejton për gjyqtaren në fjalë, por kërkesa e tij nuk u mor parasysh.

k.m.
Dosja “Babale”/ Rrëzohet kërkesa për përjashtim
Ervin Salianji

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Jetmir Olldashi për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati nga shqyrtimi i çështjes, e cila në publik njihet si "Babalja". Kërkesa u bë gjatë seancës së djeshme, nga avokati i Olldashit, Indrit Sefa. Ky i fundit argumentoi se klienti i tij kishte shkruar artikuj në median që drejton për gjyqtaren në fjalë, por kërkesa e tij nuk u mor parasysh. Përfundimisht, trupa gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën e Olldashit, deputetit Ervin Salianji do të përbëhet nga dy gjyqtarë Iliba Bezati, Genti Shala dhe relatorja Elona Toro. Të tre pritet që të japin vendimin e tyre më datë 24 prill. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Në vijim të informacioneve, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë“ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, me viktimë/kallëzues të veprës penale, shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, ju informojmë si më poshtë: Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, sot më datë 13.04.2023, ora 13:05, u shqyrtua në Dhomë Këshillimi, kërkesa me objekt: “Përjashtimin e anëtares së trupit gjykues, gjyqtare Iliba Bezati”, bërë nga mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashi, av. Indrit Sefa. Në përfundim të shqyrtimit, në Dhomë Këshillimi, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Brikena Ukperaj, vendosi: -Rrëzimin e kërkesës së të pandehurit Jetmir Olldashi për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati. -Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet gjyqtares Iliba Bezati, trupit gjykues që po shqyrton çështjen, si dhe palëve ndërgjyqëse.

Ç’është dosja Babale?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit. Për dosjen, Salianji u dënua me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi./ZËRI

Poll

MOS HUMB