
TIRANË- Edvin Kulluri, një prej personave që u shfaq sot krah Enkelejd Alibeajt për të prezantuar nismën e re politike, është shprehur se partia “Djathtas 1912”, është e hapur për çdo koalicion me partitë opozitare. Por, kushti është, pa kryedemokratin Sali Berisha, si kandidat për kryeministër. Sipas Kullurit, për shkaqe politike, të interesit kombëtar e marrëdhënieve të domosdoshme me partnerët ndërkombëtarë, Berisha si kandidat për kryeministër, do të impononte modelin e gabuar.
“Ashtu siç kemi thënë dhe kur kemi qenë pjesë e PD-së zyrtare, zoti Berisha na vjen keq por nuk e pranojmë dot për kryeministër për shkaqe politike, të interesit kombëtar e marrëdhënieve të domosdoshme me partnerët ndërkombëtarë e do të impononte modelin e gabuar,”- tha Kulluri.