
TIRANË- Një 22-vjeçar anglez është vënë në prangat e Policisë së Rinasit këtë të enjte pasi tentoi të arratiset nga vendi. I riu u arrestua në kushtet e flagrancës në në tentativë për tu larguar pasi kishte dhunuar bashkëjetuesen shqiptare në Vlorë.
Sipas bluve të Tiranës, i riu dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Pas ngjarjes ka tentuar të largohet në mënyrë që ti shpëtojë dënimit. Materialet i kaluan Prokurorisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin anglez 22 vjeç, banues në Angli, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Shtetasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në tentativë për të dalë nga vendi./Zëri.ai