Aktualitet

I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i mbytur 20-vjeçari në liqenin e Paskuqanit

Zëri.ai publikoi foton e të riut pas apelit të familjarëve. Bokçiu vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia bën me dije se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. 

E.K
I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i mbytur 20-vjeçari në
Servet Bokçiu

TIRANË- Servet Boçkiu, 20-vjeçari i raportuar i zhdukur prej disa ditësh është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në liqenin e Paskuqanit. I riu dyshohet se është vetëmbytur. 

Zëri.ai publikoi foton e të riut pas apelit të familjarëve. Bokçiu vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia bën me dije se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 12.10.2023, te diga e liqenit të Paskuqanit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi S. B., 20 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB