Aktualitet

20 shqiptarë të tjerë largohen nga Izraeli

17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë, janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora, nën kujdesin e MEPJ.

E.K
20 shqiptarë të tjerë largohen nga Izraeli
Foto ilustruese

TIRANË- 20 shqiptarë janë larguar këtë të enjte nga Izraeli pas luftës së nisur të premten me militantët e Hamasit. Ministria e Jashtme njofton se ata janë larguar me një linjë ajrore greke. 

17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë, janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora, nën kujdesin e MEPJ.

Ndërkohë MEPJ bën me dije se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha Ambasadat edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

NJOFTIMI:

20 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm nga Izraeli për në Greqi përmes një fluturimi të linjave ajrore greke, të koordinuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë, janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora, nën kujdesin e MEPJ.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt  të vazhdueshëm me të gjitha Ambasadat edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre. Kujtojmë se dy ditë më parë, një tjetër fluturim nga Mali i Zi ktheu në Shqipëri edhe 11 Shqiptarë nga Izraeli.

Poll

MOS HUMB