Politikë

Dezinformimi/ Braçe: Turizmi ka qenë nën sulme të vazhdueshme nga grupe të huaja

Opozita ka akuzuar mazhorancën se qëllimi i ngritjes së këtij komisioni, është cënimi i lirisë së medias dhe të drejtës për t’u fshehur

E.K
Dezinformimi/ Braçe: Turizmi ka qenë nën sulme të
erion brace

TIRANË- Është mbledhur këtë të enjte, Komisioni i Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, nën drejtimin e Erion Braçes dhe pa praninë e opozitës. Në mbledhjen e sotme, e cila kishte kryesisht karakter organizativ, Braçe tha se duhet t’iu jepet fund lajmeve të rreme që synojnë të dëmtojnë imazhin e vendit, si dhe sektorin e turizmit, siç ndodhi këtë sezon.

Socialisti tha se gjatë muajit korrik dhe gusht turizmi ka qenë nën sulm nga grupe të posaçme keqdashëse të huaja për të larguar vëmendjen nga Shqipëria.

“Nga institucionet u kërkua realizimi i një analize ligjore lidhur të situatës konkrete në vend lidhur me dezinformimin dhe forta te tjera të ndërhyrjes së huaj keqdashëse. Ngjarje që kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht sjellin në vëmendje ekzistencën e fushatave dezinformuese veçanërisht në aspektin e sektorëve strategjikë të ekonomisë. Turizmi ka qenë nën atak dhe është i verifikuar që grupe të posaçme të huaja keqdashëse kanë sulmuar faqet e njësive akomoduese në Shqipëri me qëllim largimin e vëmendjes dhe prenotimeve nga këto njësi akomoduese kohë pas kohe” tha Braçe.

Po ashtu Braçe u shpreh se është konfirmuar zhvillimi i një Workshop 2 ditor dhe një seri misionesh me ekspertë për të trajtuar praktikat më  të mira në këtë fushë. Ndërkohë që opozita ka akuzuar mazhorancën se qëllimi i ngritjes së këtij komisioni, është cënimi i lirisë së medias dhe të drejtës për t’u fshehur./ZËRI 

Poll

MOS HUMB