Politikë

DETAJET/ Kërkesat e kryeministrit Rama në mbledhjen e qeverisë në Shëngjin

Bledi Çuçi është fokusuar tek seancat e shkuara plenare, duke bërë një bilanc, sa interpelanca janë zhvilluar, sa mocione me debat, projektligjet që janë depozituar në parlament, nga të cilat sa prej qeverisë dhe sa prej deputetëve,

D.XH
DETAJET/ Kërkesat e kryeministrit Rama në mbledhjen e qeverisë
Edi Rama ne mbledhjen e qeverise ne Shengjin

SHËNGJIN – Ka përfunduar pjesa e parë e mbledhjes informale të qeverisë në Shëngjin, ku janë diskutuar shumë çështje politike. Në këtë mbledhje, kryeministri i vendit Edi Rama ka kërkuar përmirësim të punës në Komisionet Parlamentare dhe një forcim të mëtejshëm të partisë në bazë. Kërkesa e Ramës ka ardhur pas fjalës së kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi.

Bledi Çuçi është fokusuar tek seancat e shkuara plenare, duke bërë një bilanc, sa interpelanca janë zhvilluar, sa mocione me debat, projektligjet që janë depozituar në parlament, nga të cilat sa prej qeverisë dhe sa prej deputetëve, raporton TCH.

Çuçi më tej ka analizuar edhe prezencën e deputetëve në seanca plenare, në mbledhjet e grupit dhe në komisione. Në mbledhje u diskutua gjithashtu për takimet e ministrave me deputetët. Po ashtu, u bë me dije edhe sesa diskutime ka pasur në Komisione për Buxhetin dhe për Paketën Fiskale.

DETAJET/ Kërkesat e kryeministrit Rama në mbledhjen e qeverisë
Edi Rama ne Shengjin

Çuçi kishte në fokus të analizës së tij performancën e deputetëve në debate, diskutimet në seanca dhe në komisione dhe prezencat në zonat elektorale. Pjesë e diskutimit ishte edhe fakti sesi do të vijojë jeta parlamentare, pas incidenteve dhe bllokimeve që po bën opozita. Po ashtu, u diskutua edhe për ligjet në Kuvend që duan shumicë të cilësuar si amnistia për të dënuarit dhe nisma të tjera, që duan së paku 84 vota. Qeveria shqiptare po mban mbledhje informale në Shëngjin./ZËRI/

Poll

MOS HUMB