Politikë

Deputetët marrin 3 mln lekë në muaj për 60 orë pune

Duke nisur nga 1 nëntori, ZËRI ka mbledhur të gjitha orët, që deputetët socialistë kanë hapur kameran e tyre për të punuar “smart”.

k.m.
Deputetët marrin 3 mln lekë në muaj për 60
Foto ilustruese

TIRANË- Opozita në Kuvend ka nisur një aksion parlamentar që përkthehet në bojkotin e çdo punimi parlamentar! ZËRI prej disa javësh tashmë ka vëzhguar punimet e Kuvendit dhe ka vënë re mungesën e deputetëve në mbledhjet e Komisioneve dhe seancat plenare që mbyllen brenda pak minutave. Nga vëzhgimi që ka bërë ZËRI në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, që prej 1 nëntorit, punimet në Komisione janë zhvilluar online.

Me një vendim të konferencës së kryetarëve që mban datën 1 nëntor është caktuar që deputetët t’i rikthehen “Zoom”, shkak është bërë situata e krijuar me opozitën që bllokon zhvillimin e mbledhjeve me argumentin se i janë rrëzuar disa kërkesa të paraqitura prej tyre. 3 vite më parë për shkak të pandemisë, rregullorja e kuvendit u ndryshua duke vendosur mbledhjen online të komisioneve të 3 raste, atë të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Edhe pse asnjë pikë nuk e justifikon zhvillimin e mbledhjeve online, ato kanë vijuar përgjatë gjithë muajit nëntor, duke marrë edhe vendime të rëndësishme.

Duke nisur nga 1 nëntori, ZËRI ka mbledhur të gjitha orët, që deputetët socialistë kanë hapur kameran e tyre për të punuar “smart”. Gjithsej, kanë punuar brenda një muaji vetëm 60.25 orë.

Deputetët marrin 3 mln lekë në muaj për 60Deputetët marrin 3 mln lekë në muaj për 60Deputetët marrin 3 mln lekë në muaj për 60

1 nëntor -26.22 minuta
2 nëntor - 22.03 minuta
6 nëntor - 7 minuta/ 1.03.42 / 0.16 sekonda/ 4.32 minuta /1.19.52/ 1.11.44/ 1.16.22
7 nëntor- 10.36 minuta / 1.35.50 / 57.58 minuta / 2.10.05/ 0.17 sekonda/ 1.21.56/ 1.41.20/ 1.16 minuta /1.27.47/ 56.07 minuta/1.44.32
8 nëntor- 2.45.44/ 1.13.58/ 1.22.31/ 1.39.31/ 1.46.21/ 2.23.47/1 .16.14/ 29.12 minuta
9 nëntor- 17.23 minuta (seancë plenare)
10 nëntor- 20.04 minuta /1.34.00 / 1.11.41/ 1.06.50/ 1.43.32/
13 nëntor- 45.21 minuta/ 1.33.41/ 1.11.52/ 1.11.33/ 1.12.12/ 3.16.37/ 39.01 minuta/
14 nëntor- 1.06.23/23.39/1.54.13/3.15.15 (Ina Zhupa prezente)/
15 nëntor- 1.48.03
16 nëntor- 40.22 minuta / 21.33 minuta /
20 nëntor- 4.52 minuta
22 nëntor- 1.47.30/ 1.13.45/ 21.47 minuta /52.20 minuta /
23 nëntor- 7.20 minuta /37.51 minuta /23.20 minuta
24 nëntor- 24.25 minuta /21.06 minuta

Natyralisht lind pyetja sa do të paguhen deputetët e opozitës, duke përfshirë edhe faktin se thuajse të gjithë në një moment apo në tjetrin kanë qenë të përjashtuar për disa ditë nga Komisioni i Etikës. Po të maxhorancës?

Duke u bazuar tek informacioni i dhënë nga Kuvendi i Shqipërisë, binte në sy fakti se ligjvënësit opozitar (por jo vetëm) të Shqipërisë kanë marrë më shumë para nga dietat e shpërblimet sesa nga paga e tyre, tashmë e dyfishuar.

Po paguhen për punët e pabëra dhe për seanca që mbyllen nxitimthi për të mos degraduar më në akte dhune ashtu siç ka ndodhur në çdo herë që të zgjedhurit e popullit duhet të uleshin për të diskutuar për të mirën e qytetarëve. Teksa përplasja vazhdon mes tyre pa asnjë arsye të shëndoshë dhe logjike, seancat mbyllen nxitimthi ose në rastin më të mirë mblidhen online sa për të kaluar radhën. Sa për të thënë u bë… E ndërsa deputetëve do t’u kalojë rroga dhe shpërblimi në datë fikse, edhe njëherë për të gjithë vendimet e marra, pasojat do t’i vuajnë edhe njëherë…sërish qytetarët!/Zëri

Poll

MOS HUMB