Politikë

Rebelizmi vazhdon! Sonte asgjë spontane! Berisha del me letër, mban miting nga dritarja

Këtë herë Berisha duket se kishte marrë dhe “masa” pasi doli në ballkon me fjalim të shkruar në letër teksa përshëndeti dhe turmën.

E.K
Rebelizmi vazhdon! Sonte asgjë spontane! Berisha del me letër, mban
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha ka thyer sërish këtë të enjte masën e sigurisë të dhënë ndaj tij nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) duke dalë në ballkon dhe duke mbajtur fjalim para demokratëve që janë mbledhur poshtë banesës së tij. Kjo e fundit ndodhet në rrugën “Mustafa Matohiti”. Këtë herë Berisha duket se kishte marrë dhe “masa” pasi doli në ballkon me fjalim të shkruar në letër teksa përshëndeti dhe turmën.

Pjesë e protestës u bë dhe vajza e tij, Argita Malltezi. Kjo e fundit gjatë fjalës së saj për mediat u shpreh se drejtësia është e kapur ndërsa shtoi se banon në të njëjtën shtëpi me babanë e saj.

Dhe një natë më parë Sali Berisha theu masën “Arrest shtëpie”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me akuzën e “Korrupsionit pasiv” që rëndon ndaj tij në dosjen “Partizani”. Pavarësisht se i ndalohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të, Sali Berisha mbrëmë mbajti një fjalim nga dritarja e shtëpisë, ndërsa demokratët qëndronin poshtë pallatit. Nuk dihet ende nëse Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të kërkojë ashpërësim të masës së sigurisë për të, pas kësaj shkeljeje, ndërsa avokatët e Sali Berishës e kanë ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm.

Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "Arrest shtëpie" me kërkesë të SPAK. Më herët për dosjen “Partizani” është arrestuar dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili më pas u lirua nga burgu nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dhe u la në “Arrest shtëpie”./ZËRI

Poll

MOS HUMB