
-
Ambasada britanike ZBARDH VIZITËN e Cameron në Tiranë
19 Maj, 13:13
TIRANË- Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron do të vizitojë Shqipërinë. Cameron pritet të mbërrijë në vendin tonë javën e ardhshme, më 22 maj. Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe MinistrIn për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Raportohet se fokusi i bisedës do të jetë tek emigrantët e paligjshëm dhe gjetja e një strategjia për pakësimin e numrit të tyre. Po ashtu biseda do të përqëndrohet dhe tek lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Lajmi është konfirmuar dhe nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. Selia diplomatike bën me dije se shefi i diplomacisë britanike do të takohet me Kryeministrin, Presidentin dhe Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme. Sipas Ambasadës, Cameron “do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit”, thotë Ambasada.
“Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, përfundon Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.
NJOFTIMI:
Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t'u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.
Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.
Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës./ZËRI