Politikë

Dashamir Shehi prezanton në Komisionin e Ligjeve projekt-ligjin për Referendumet

Për të kaluar në Kuvend, projekligjit të Dashamir Shehit i duhet të marrë 3/5 e votave të deputetëve.

E.K
Dashamir Shehi prezanton në Komisionin e Ligjeve projekt-ligjin për
Dashamir Shehi

TIRANË- Deputeti i opozitës Dashamir Shehi ka propozuar këtë të martë në Komisionin e Ligjeve projektligjin për Referendumet. Gjatë fjalës së tij, Shehi tha se Referendumi është demokraci direkte e popullit, ndërsa shtoi se do jetë i ndarë në kombëtar dhe lokal. Shehi u shpreh se projektligji i hartuar prej tij është në përputhje me Kushtetutën. Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar tha se më herët Shqipëria ka pasur shembuj të mirë të Referendumeve, siç ishte ai i vitit 1998 ku shqiptarët zgjodhën mes dy sistemeve politike, republikë apo monarki. Për të kaluar në Kuvend, projekligjit të Dashamir Shehit i duhet të marrë 3/5 e votave të deputetëve.

Dashamir Shehi: E drejta për referendumi miratohet me 3/5. Tashi ktu kemi gjyku ta ndajmë ligjin në dy pjesë referendumet kombëtar dhe lokale. Kombëtare janë të drejtat e njeriut, shfrytëzimi i territorit. A ka qenë arbitrare vendime qeverie për të prishur këtë apo atë objekt. Referendumi në një farë mënyrë është demokraci direkte. Përfaqëson popullin dhe është e drejta e popullit të marrë disa vendime. Kemi përcaktuar se kush është kufiri i njerëzve që kanë të drejtë të propozojnë referendum. Si popullësi jemi në tërheqje dhe numri 50 mijë është i madh për një realitet si Shqipëria. Nëse mbetet fikse 50 mijë siç është në kushtetutë, them se është shumë e zorshme. Pjesa tjetër është çështje administrative. Është përcaktuar këtu që kemi shkruar ne një lloj nëse që organizon referendumin. Që do ta administrojë KQZ. Shpenzimet do të mbeten në kurriz të referendumeve qëndrore. Sa i takon lokaleve i takon pushteteve vendore. Fusha e referendumeve kombëtare kanë një fushë më të gjerë. I gjithë ligji është shkruar brenda hapësirës që lejon Kushtetuta shqiptare. Nuk është i gjatë, sepse është i njëjti mekanizëm me Kodin Zgjedhor. Nisma për një referendum duhet firmosur nga shtetas shqiptar me banim brenda dhe jashtë Shqipërisë. E gjithë pjesa tjetër është procedurë. Meqë është e drejtë kushtetuese i takon GJK, që ta aprovojë Gjykata Kushtetuese, bëhet apo nuk bëhet. Referendumi duhet shkurtuar fleta, a ka mundësi të mbërrijë tek po apo jo. Pro apo kundër. Votimi ka të njëjtat principe si qendrat e votimit. Organi përgjegjës është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Janë parashikuar disa gjoba por janë të njëjta si për zgjedhjet. Ka ardhur dita për ta bërë këtë punë, ska pse të ketë frikë asnjë qeverie. Shqipëria mori përsipër të bëjë referendum për formën e regjimit. Sot kemi kushtetutë prej 25 vitesh, kemi eksperiencë zgjedhore prej kaq vitesh dhe nuk ka pse të mos ketë një proces referendumi. Kush e ka inatin me referendumet? Shumë vendime mund ti ishin deleguar qytetarëve. Në Angli patën kurajo për ta votuar referendumin për ta nxjerrë nga BE-ja. Qeveria e ka të vështirë ti dalë përpara një vendimi të vështirë. Populli i del. Mos të bëhet debat për referendumi në vitin 2024 është mungesë e madhe e demokracisë. Në parim a jemi dakord?/ZËRI

Poll

MOS HUMB