
TIRANË- Deputeti Dashnor Sula është paraqitur paraditen e sotme në seancën plenare, i veshur me një përparëse të bardhë, ku renditeshin dy nga aferat që akuzohet qeveria, që është sterilizimi dhe AZHBR. Ndërkohë Sula mbante në duar dhe një tufë me qepë të njoma.
Teksa foli për gazetarët, Sula tha se protesta e tyre para Kuvendit është vetëm për të drejtën e komisioneve hetimore, që mazhoranca ua ndalon, dhe jo për Sali Berishën.
“Sigurisht që të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë që opozita ka dy muaj që proteston, ka një aksion opozitar, ka një aksion opozitar për ngritjen e komisioneve hetimore dhe që kjo mazhorancë i pengon për të mos lejuar të bëhen hetime, që shqiptarët të mos dinë çfarë ka ndodhur me koncesionet. Të gjithë i dimë abuzimet që ka bërë kjo mazhorancë, duke filluar nga Zv.Kryeministra e ministra, drejtorë që janë pas hekurave", u shpreh Sula.
/ZËRI