Politikë

Protesta kundër arrestimit të Sali Berishës, Sali Lushaj paraqitet ‘i pari’

Protesta e demokratëve do të nisë paralelisht me seancën në Kuvend, ku pika e parë e rendit të ditës është arrestimi i Berishës

E.K
Protesta kundër arrestimit të Sali Berishës, Sali Lushaj
Sali Lushaj ne proteste

TIRANË- Sali Lushaj, ka qenë ndër të parët që ka mbërritur në protestën e thirrur përpara Kuvendit, kundër arrestimit të Sali Berishës. Siç shihet në fotot e siguruara nga ZËRI, Lushaj takon një tjetër mbështetës të PD-së, në pritje të fillimit të protestës.

Protesta kundër arrestimit të Sali Berishës, Sali LushajProtesta kundër arrestimit të Sali Berishës, Sali Lushaj

Në seancën e sotme në Kuvend në pikën e parë të rendit të ditës është autorizimi për SPAK, që të kërkojë arrestimin e Sali Berishës. Paralelisht me seancën, mbështetësit e Berishës pritet që të mblidhen në protest përpara godinës së Kuvendit, ndërkohë që në tavolinë janë edhe skenaret për kaos dhe dhunë. 800 efektivë policie kanë dalë në terren për të monitoruar protestën, e cila pritet që të nisë rreth orës 10:00.

Deputetët e PS-së kanë mbërritur rreth dy orë para në sallën e parlamentit, në mënyrë që të shamngnin çdo skenar bllokimi nga kolegët e tyre demokratë, por edhe qytetarët që janë thirrur në protestë. SPAK kërkoi masë më të ashpër sigurie për Berishës, për shkak se ish-kryeministri nuk zbatoi masën e detyrimit të paraqitjes që ishte caktuar më parë nga Gjykata e Posaçme.

Berisha dyshohet për akuzën e korrupsionit, që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historic të demokratëve, i cili nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga drejtimi i partisë.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB