Politikë

“Bomba” e Fredi Belerit: Do jap dorëheqjen si eurodeputet dhe do kandidoj për Bashkinë Himarë

Beleri tha se është i gatshëm të jap dorëheqjen e tij dhe të kandidojë sërish.

I.F
“Bomba” e Fredi Belerit: Do jap dorëheqjen si eurodeputet dhe
Fredi Beleri

TIRANË- Fredi Beleri tha në emisionin “Now” në “Euronews Albania” se ai do ta çojë në gjykatën e Strasburgut çështjen e zgjedhjeve. Por, Beleri tha se nuk do të ndalet me kaq dhe nëse fiton çështjen ai do të kandidojë sërish për bashkinë e Himarës. Beleri tha se është i gatshëm të jap dorëheqjen e tij dhe të kandidojë sërish.

“Siç e kam thënë shumë herë unë betejën time për çështjen e 14 majit do e mbaroj në Strasburg dhe nëse dal i pafajshëm, që besoj se do dal i pafajshëm do kandidoj sërish për bashkinë Himarë. Do jap dorëheqjen nga europarlamentari me gjithë ato privilegje që kam, se unë dua të bëj këtë këtu. Këtë politikë dua të bëj, këtë di të bëj”, tha Beleri. /ZËRI

Poll

MOS HUMB