Politikë

Shteti Bektashi, Rama: Është një thesar i kulturës shqiptare

Më tej ai tha se sekti bektashi bazën botërore e ka më vendin tonë. 

I.F
Shteti Bektashi, Rama: Është një thesar i kulturës shqiptare
Edi Rama

TIRANË- Kryeminstri Edi Rama tha se krijimi i Shtetit Bektashi është një ide konkrete dhe shumë pozitive, për Shqipërinë, për kulturën tonë dhe traditën e vendit tonë. Më tej ai tha se sekti bektashi bazën botërore e ka më vendin tonë. 

"Kjo do një diskutim më të qetë. Unë besoj se kjo është një ide, e cila një ditë nuk diskutohet që do të realizohet. Është një ide konkrete dhe shumë pozitive, për Shqipërinë, për kulturën tonë dhe traditën, për pozicionin tonë në hartën e kontinenteve. Prap po i referohem historisë, ju e dini shumë mirë çfarë roli kanë bektashinjtë në historinë tonë. Ky është një thesar i kulturës tonë që po rrezikon të zhduket. Është një komunitet që qendrën botërorë e ka në Shqipëri. Kjo është diçka që do të diskutohet, ka keqkuptime, ka lloj-lloj sharlatanësh që dalin dhe flasin. Qendrën botërore e ka këtu, por nuk funksionon. Ky është një komunitet ndryshe nga komuniteti mysliman, që nuk i përket një bashkësie fetare. Ky është një thesar, shqiptar, një komunitet shumë i veçant dhe dhënia e statusit të veçantë e jurdiksionit sovram e ngrin në një tjetër lloj piedestali i një thesari të kulturës. bëhet fjalë për të njëjtin perimetër, ku ata janë dhe brenda perimetri do t’i jepet jurdiksioni. Nuk është një shtet që do të vendosë taksa, do të ketë ushtri por do të jetë nën jurdiksionin e Republikës së Shqipëtrisë. Do të jetë si një mikro Vatikan që funksionon për komunitetin bektashi por do të jetë i hapur për të tërë", tha Rama. /ZËRI

Poll

MOS HUMB