Politikë

Blushi denoncon: Meta po mbahet në izolim ekstrem, i ndalohet telefoni dhe takimet

Denoncon nga selia e PL-së.

F.m
Blushi denoncon: Meta po mbahet në izolim ekstrem, i ndalohet telefoni dhe
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se Ilir Meta, kreu i PL-së po mbahet nën masa repressive dhe izolim ekstrem në qeli. Në një deklaratë nga selia e PL-së, Blushi thotë se Metës i është ndaluar e drejta e telefonatës në momentin që do të jepte një intervistë dhe duke dashur të arrijnë këtë qëllim, zyrtarët e burgjeve u kanë ndaluar të gjithë të arrestuarve përdorimin e telefonit. Edhe takimet sipas Blushit, i janë ndaluar, pasi Meta nuk po takohet dot më as me avokatin dhe as me fëmijët.

“Iu ndalua e drejta e telefonit dhe e takimit me avokatin (Dylejman Karaj - nje nga dy avokatet e Studios Ligjore Cakrani qe eshte angazhuar me mbrojtjen ligjore). Meta nuk e realizoi konferencen me gazetaret ne telefonin tim sepse ne IEPV "Jordan Misja" u aplikua "black out" total telefonatash. U kerkojme ndjese familje te te paraburgosurve qe nuk komunikuan dot me te afermit ne IEPV "Jordan Misja". Masat represive ndaj Metes deshmojne tmerrin e regjimit te "Ramaduros" nga te vertetat e Ilir Metes. Ndalimi i takimit me avokatin pasi me heret i kane ndaluar te drejten te takohet me motren, femijet, deputetet, eurodeputetet, si dhe me drejtuesit e PL. Z.Meta po i ndalohet edhe e drejta dhe liria e fjales. Represioni u ashpersua pas bisedes telefonike me gazetaren Beti Njuma. Meta mbahet ne izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale. Farsa e shekullit te "Ramaduros" do cmontohet ne Tirane dhe ne Strasburg,”- tha Blushi duke publikuar dhe relacionin e SPAK.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB