sali berisha
SHBA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në Teksas, ku do të marrë pjesë në aktivitetet e Konventës së Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara. Berisha u prit në aeroport nga një grup shqiptarësh që jetojnë në Teksas, ndërsa lëvizja e tij u shoqërua edhe nga eskorta e policisë.
Vizita në Teksas vjen pas ndalesës së tij në New Jersey, ku zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA. Gjatë atij takimi, kreu demokrat deklaroi se qëndrimin e tij në Shtetet e Bashkuara synon ta shfrytëzojë edhe për të punuar në drejtim të rimëkëmbjes së marrëdhënieve me autoritetet amerikane./ZËRI
Poll