Politikë

Berisha do të mbërrijë brenda minutash, policia rrethon SPAK-un, dhjetra militantë në mbështetje të liderit të PD

Qindra mbështetës janë grumbulluar në hyrje të SPAK

E.K
Berisha do të mbërrijë brenda minutash, policia rrethon SPAK-un,
masat ne spak

TIRANË- Forca të shumta policie janë vendosur jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ku pritet të mbërrijë brenda pak minutash ish-kryeministri Sali Berisha, teksa demokratët janë mobilizuar për të protestuar.

Me flamujt e partisë në duar, dhjetëra mbështetës të kryetarit të Partisë Demokratike ndodhen para SPAK-ut, ndërkohë që Berisha doli nga banesa e tij, në shoqërinë e avokatit Genc Gjokutaj.

Pritet që sot Prokuroria e Posaçme t’i komunikojë akuzën për dosjen “Partizani” Berishës, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, që po ashtu është në “arrest shtëpie”, i cili duhet të paraqitet sot për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14.

Ndërsa Fatmir Bektashi vazhdon të jetë në detyrim me paraqitje.

Vjeshtën e vitit 2023 Gjykata e Posaçme shpalli tre masa sigurie duke vendosur detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit, i cili nuk u paraqit për t’u njohur me masën, kurse dhëndri i tij nga arrest me burg përfundoi nën arrest shtëpie./ZËRI 

Poll

MOS HUMB