Politikë

DOSJA E PRONAVE NË JUG/ Artan Gaçi thirret nga SPAK pas denoncimit të Belerit

Nga marrja e statusit të investitorit strategjik, te denoncimi për tjetërsimin e pronave në Jug, Artan Gaçi jep sot llogari përpara SPAK

E.K
DOSJA E PRONAVE NË JUG/ Artan Gaçi thirret nga SPAK pas denoncimit
Artan Gaçi ne SPAK

TIRANË- Bashkëshorti i ish-ministres së jashtme Olta Xhaçka, njëherësh dhe ish-deputet i Partisë Socialiste ka ngjitur shkallët e SPAK, për shkak se është thirrur nga prokurorët për një dosje që dyshohet se ka të bëjë me pronat në jug të vendit. Artan Gaçi, i cili ka marrë edhe statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama, është denoncuar në SPAK nga kryebashkiu i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri.

Në lidhje me shpalljen e Gaçit investitor strategjik, ka pasur një denoncim nga ana e opozitës, ndërkohë që mandati i Xhaçkës është në Gjykatën Kushtetuese, pa marrë një vendim final. Edhe vetë ish-ministrja u thirr në datën 7 Prill të këtij viti në Prokurorinë e Posaçme. Ajo është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me privatizimin e bazave detare të ushtrisë.

Një ditë më parë për rreth 3 orë u mor në pyetje dhe kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro. Fredi Beleri ka depozituar një kallëzimin në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj Artan Gaçi si dhe Jorgo Goros.

Ai ngre akuza se kryetari në detyrë i kësaj bashkie, Jorgo Goro i ka dhënë tokë në Himarë Olta Xhaçkës në mënyrë të paligjshme. Fredi Beleri ka hartuar një dosje, që sipas tij, përbën skandal me shfrytëzimin e tokave në mënyrë të paligjshme në Bashkinë e Himarës.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli, e cila ka kaluar te çifti Gaçi-Xhaçka.

Çfarë thuhet në kallëzimin e Belerit, që është dorëzuar në SPAK nga stafi i tij:

KALLËZUES: Dhionisios Alfred Beleri, I biri I Petros dhe Kasiani, dtl. 09.08.1972, lindur dhe banues në Himarë, me shtetësi shqiptare dhe greke, aktualisht ne masen e sigurimit “arrest ne burg”.

OBJEKTI: Ndjekjen penale të shtetasve:

– Jorgo Goro, me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Himarë, për veprën penale “Shpërdorimi detyrës”, “Falsifikimi i dokumentave, nga personi që ka për detyrë të lëshojë aktin” të parashikuar nga neni 248 dhe 183/3 i Kodit Penal;

– Foto Pavllo Mëhilli (trashëgimtarët), banues në Dhërmi, për kryerjen e veprës “Falsifikimi i dokumentave”, “Pastrimi i produkteve te vepres penale” të kryer në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal;

– Artan Gaçi, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” kryer në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal;

– Olta Xhaçka, deputete, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal

Drejtuar: Prokurorise se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar

I Nderuar z./znj/Prokuror /e

Une kallezuesi Dhionisios Alfred Beleri kam marre dijeni se Bashkia Himare dhe konkretisht Kryetari i Bashkise Jorgo Goro kane percjelle per rregjistrim ne ish ZVRPP Vlore me shkresen nr 731 prot dt 18.03.2019 nje AMTP ne emer te Foto Pavllo Mehilli me nr 9677 akti dt 07.02.1994 me vendndodhje ne fshatin Gjilek Bashkia Himare. Nga permbajtja e akteve bashkelidhur kesaj AMTP -je (Akti i Marrjes se Tokes ne Pronesi) rezulton se:

Ne AMTP ne emer te Foto Pavllo Mehilli figuron e ndare nje parcele ne vendin Perivolo me nr e ngastres 36/36/1 me siperfaqe 5512 m2 e ndare si toke truall. Ne Aktin e Marrjes se Tokes ne Pronesi (AMTP ) nuk mund te ndahej dhe ndalohej shprehimisht ne referim dhe kuptim te Ligjit 7501 dt 19.07.1991 “Per Token “ ndarja e siperfaqeve toke truall. Nje ndarje e tille eshte absolutisht e pa ligjshme, e pa vertete dhe nje nga provat se jemi perpara nje AMTP- je te falsifikuar. Komisioni i Tokes ne Fshat ne kohe, nuk mund te dispononte kurresesi mbi nje siperfaqe toke truall, sikunder nga ana tjeter , kjo siperfaqe ku eshte rregjistruar AMTP ne fjale ne vitin 1994, momenti qe gjoja eshte ndare me AMTP kjo parcele nuk ka qene kurre toke truall. Se kush konsiderohej toke truall apo siperfaqet e percaktuara toke truall jane parashikuar ne vet Ligjin 7501 date 19.7.1991 “Per Token” neni 1 pika c) toka jobujqësore: ato te zëna nga ndërtimet ekonomike, social-kulturore, repartet ushtarake dhe oborret e tyre, tokat e zëna nga ndërtimet e banimit dhe oborret (avllitë) e tyre, tokat ne përdorim te përgjithshëm (rrugët, autostradat, aerodromet, varrezat); vende shkëmbore, rërat bregdetare, plazhet; tokat me ujë (liqenet, rezervuarët, hauzet), kanalet e ndryshme, lumenjtë, përrenjtë, zallishtet, kënetat; sheshet e ndërtesave e te monumenteve me interes historik e arkeologjik, si dhe të gjitha tokat e tjera që nuk përfshihen në pikat “a” dhe “b” të këtij neni.

Ne kete kuptim, ne menyre absolute nuk mund te ndahej siperfaqe toke truall ne favor te subjektit Foto Pavllo Mehilli dhe se kjo AMTP nuk mund te percillej per rregjistrim pasi bie ndesh me Vendimin Nr. 994, datë 9.12.2015 Per Proceduren e Regjistrimit te Akteve te Marrjes se Tokes ne Pronesi pika 1/d ku parashikohet se: …….pas verifikimit nëse AMTP-ja përmban elementet e formës dhe përmbajtjes, si më poshtë vijon: d) Përputhjen e llojit të pasurisë së disponuar me AMTP-në me ndonjërën nga llojet e pasurive të kadastruara në zërin “Tokë bujqësore”, më 1.8.1991, të përcaktuara në shkronjën “a”, të nenit 1, të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, të ndryshuar. Kryetari i Bashkise Himare ne asnje lloj menyre nuk mund te dergonte per regjistrim nje siperfaqe toke jashte fondit te tokes bujqesore dhe per me teper qe nr kadastral i parceles i percaktuar ne AMTP , per siperfaqen 5512 m2, konkretisht me nr 36/36/1 nuk perputhen me asnje nga nr kadastrale te hartes kadastrale ne shkallen 1:5000 ne baze te te ciles eshte bere ndarja e tokes byjqesore dhe qe pasqyron ngastrat dhe fondin e tokes bujqesore te kooperatives se fshatit Gjilek – Dhermi ne kohe, harte qe Bashkia Himare e posedon.

Dergimi i kesaj AMTP per regjistrim me procedure te vecante sipas percaktimeve te bera ne shkresen percjellese derguar ne ZVRPP Vlore eshte haptazi ne kundershtim me piken 1/c te Vendimin Nr. 994, datë 9.12.2015 Per Proceduren e Regjistrimit te Akteve te Marrjes se Tokes ku parashikohet se: …….pas verifikimit nëse AMTP-ja përmban elementet e formës dhe përmbajtjes, si më poshtë vijon: c) Të dhënat identifikuese të pasurisë/ve të dhëna në pronësi: ku detyruese janë numri kadastral apo toponimi i ngastrës/ve, sipërfaqja dhe lloji i tokës bujqësore;. Me dergimin per regjistrim te kesaj AMTP Kryetari i Bashkise Himare Jorgo Goro ka shperdoruar haptazi detyren duke shkelur drejteperdrejte Ligjin 7501 date 19.7.1991 “Per Token” dhe aktet nenligjore ne zbatim te tij.

Neni 248 i Kodit Penal -Shpërdorimi i detyrës – parashikon se: Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Nepermjet AMTP me nr 9677 akti dt 07.02.1994 kane ardhur perfitime pasurore te pa drejta per subjektin Stavri Mehilli, konkretisht eshte perfituar toke bujqesore qe nuk eshte ndare kurre nepermjet AMTP e qe me pas eshte tjetersuar, shitur ne favor te te treteve duke perfituar vlera te medha monetare.

Duket qarte qe ne AMTP me nr 9677 akti dt 07.02.1994 siperfaqja dhe kufijte e parceles 5512 m2 jane te shkruar nga nje “dore” tjeter dhe me elemente shkrimi te ndryshme nga ajo e shkruar ne parcelen 48/73 Llangadhaqa me sip 1200 m2 ullishte dhe pjesa tjeter e AMTP- së. Formulari nr 6 i depozituar nga Keshilli Qarkut Vlore eshte nenshkruar nga Klearko Gjikuria me detyre Kryetari i Komisionit te Tokes ne Fshat. Shkrimi dhe nenshkrimi i Klearko Gjikuria ne AMTP dhe formularin nr 6 dukshem nuk jane te njejta. Ne formularin nr 6, bashkelidhur praktikes vula kryeplaku i fshatit Gjilek nuk eshte autentike, eshte e falsifikuar. Nga ana tjeter, Bashkia Himare posedon kopjen e plote te formularit nr 6 qe ka sherbyer per ndarjen e tokes per sejcilin subjekt dhe duhej te verifikonte pikesepari nese kopja e formularit nr 6 dhe kopja e AMTP qe disponon perputhen me ate te konfirmuar nga Keshilli Qarkut Vlore.

Nga permbajtja e AMTP duket qarte se nr kadastral ose nr i ngastres 36/36/1 nuk ka ekzistuar ne vitin 1994 moment ne te cilin eshte ndare tapia. Ky nr , 36/36/1 nuk i perket asnje ngastre te fondit te tokes se Kooperatives Dhermi -Gjilek sipas hartes dhe fondit te ngastrave mbi te cilen eshte bere pajisja me AMTP per anetaret e Kooperatives bujqesore ne kohe . Sic mund te konstatohet lehtesisht, nr kadastral 36/36/1 i perket nr te hartes se ASHK Vlore dhe jo hartes kadastrale te kohes ,ne shkalle 1:5000. Si ka mundesi qe ne vitin 1994 te shenohej nr kadastral i nje harte qe nuk ishte krijuar ende?!

Harta e menaxhimit qe ka nr 36/36/1 eshte krijuar pas vitit 2020 dhe nuk ka asnje mundesi qe ngastra e pasqyruar ne AMTP dhe ne harten e ASHK te perputhen. Dukshem AMTP eshte perputhur me harten aktuale te ASHK Vlore dhe per rrjedhim eshte e falsifikuar. Neni 186 I Kodit Penal -Falsifikimi i dokumenteve – parashikon se: Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim nga një vit deri në shtatë vjet.

Duket qarte se nga Keshilli i Qarkut Vlore eshte derguar ne Bashkine Himare nje kopje e formularit nr 6 te falsifikuar dhe se Bashkia Himare ka percjelle ne ish ZVRPP Vlore nje AMTP gjoja te konfirmuar por te falsifikuar per arsyet qe kam parashtruar me siper duke shperdoruar haptazi detyren pasi nuk ka kryer verifikimet e detyrueshme sipas ligjit për të konfirmuar vertetesine e aktit, si dhe falsifikimit të dokumentave nga personi që ka për detyrë të lëshojë aktin, pasi kanë dërguar për regjistrim në regjistrat e pasurive te paluajtshmë një akt të falsifikuar.

Kryetari i Bashkise Himare Jorgo Goro ka konfirmuar duke nenshkruar planvendosjen e ngastres 36/36/1 pa marre fare parasysh konfigurimin e saj ne harte ne raport me kufijte e shenuar ne AMTP dhe pa e verifikuar ne raport me ngastren qe i perputhej kesaj pasurie ne harten kadastrale 1:5000 mbi bazen e te ciles eshte kryer ndarja e tokes bujqesore ne kooperativen Gjilek -Dhermi. Bashkia Himare disponon kete harte kadastrale dhe verifikimi i perputhshmerise se nr dhe vendosjes se ngastres me siperfaqe 5512 m2 se paraqitur ne planvendosjen e prones qe kerkohej te regjistrohej me ate te hartes kadastrale 1:5000 te kooperatives bujqesore Gjilek -Dhermi eshte e detyrueshme. Perse eshte marre e mireqene vetem nepermjet deklarates se perfituesit Stavri Mehilli vendndodhja e prones qe kerkohej te regjistrohej si edhe masa e prones, e cila duhej perllogaritur nepermjet normes per fryme dhe gjendjes familjare te subjektit Foto Mehilli ne daten 01.08.1991!?.

Te gjitha veprimet e kundraligjshme te kryera nga Kryetari i Bashkise Himare, Keshilli i Qarkut Vlore dhe ish punonjesit e ZVRPP Vlore ne bashkepunim me njeri-tjetrin jane kryer per shkak se kjo pasuri eshte tjetersuar ne favor te te treteve dhe mbi kete prone pasi eshte blere eshte marre statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaxhi ish-deputet i Partise Socialiste dhe bashkeshorti i Ministres se Mbrojtjes ne atë kohe, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme.

Trashëgimtarët e shtetasit Foto Mëhilli, duke tjetërsuar një pasuri që rrjedh nga një vepër penale si ajo e falsifikimit, kanë kryer edhe veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim me investitorët strategjik shtetasi Artan Gaçi etj.

Po ashtu edhe shtetasja Olta Xhaçka, me mosveprimet e saj, duke mosdeklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitoret strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit nuk i takojnë. Kjo shtetase nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj.

Dergimi per regjistrim ne ish ZVRPP Vlore dhe regjistrimi me procedure te vecante dhe mbi bazen e dokumentave te falsifikuara te kesaj siperfaqeje toke, marrja e statusit të investitorit strategjik mbi një pronë të falsifikuar, nga një nënpunës i lartë publik, që përfaqëson shtetin shqiptar në botë, jane akte te renda korruptive dhe duke qene se subjektet qe kane kryer keto veprime jane subjekte te posacme ne kuptim te ligjit procedurial penal.

Më të rënda këto veprime janë, kur fshatarë të tjerë të fshatit Dhërmi, siç kemi parë në media (Kristo Gjoka, Vasillo Mëhilli, Arqilea Veizi, etj) aktualisht janë në burg për të njëjtat fakte, por ata nuk ia kanë shitur pronën bashkëshortit të Ministres, por fshatarëve të tjerë.

Si iu dha Gaçit statusi i investitorit strategjik dhe dyshimet për konflikt interesi të Xhaçkës

Në një vendim të qeverisë Rama, në muajin Mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Himarë për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare.

Sipas këtij vendimi, kompanisë ‘AGTTC Hotel Management' i jepej leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë. Në vendimin e qeverisë, ‘AGTTC Hotel Management' sh.p.k, cilësohej si investitor strategjik. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, QKB, kjo kompani figuron në pronësi të shtetases amerikane, Tawni Lin Grzych-Sutton.

“Bashkia Himarë ka detyrimin që brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së investitorit strategjik “AGTTC Hotel Management” sh.p.k, me NUIS M11825022K, të lidhë kontratën përkatëse për lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në përputhje me sipërfaqet e destinacionin e kërkuar nga subjekti, të lejuara me vendimin nr.3/5, datë 29.3.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar, dhe të konfirmuara më tej nga Bashkia Himarë,” shkruhej në vendim.

Megjithatë në të dhënat që pasuan rezultoi se kjo kjo kompani ishte themeluar tre muaj pas vendimit për shpalljen e investitorit strategjik, që ndryshe nga sa sugjeron vendimi i Këshillit të Ministrave, është kompania me emër të ngjashëm, AG.TTC Sh.p.k – në pronësi 100% te ish-deputetit socialist dhe bashkëshortit të ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

“Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët,” ka pranuar asokohe Gaçi, “më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët”.

Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme asokohe ngriti shqetësim në lidhje me konfliktin e interesit, ndërkohë që vetë Xhaçka kishte bojkotuar mbledhjen e qeverisë në të cilën ishte marrë vendimi.

Më pas ishte opozita që kërkoi në Gjykatën Kushtetuese që Olta Xhaçkës t’i hiqej mandati për konflikt interesi, padi për të cilën Kushtetuesja nuk ka dhënë një vendim përfundimtar. Kushtetuesja e ktheu çështjen për mandatin e Xhaçkës në Këshillin e Legjislacionit në Kuvend, i cili nuk është mbledhur për të plotësuar mangësitë në dokumentacion që pengonin hetimet e kësaj çështje nga Gjykata më e rëndësishme në vend. Por megjithatë shkarkimi i Olta Xhaçkës pak javë më parë nga pozicioni i Ministres, lë shumë për të kuptuar se kryeministri Edi Rama ka pasur indicia se hetimet e prokurorisë ishin duke përparuar në lidhje me këtë dosje të abuzimit me pronat në tokën e lakmuar të Jugut. 

/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB