
TIRANË- Deputeti Lulzim Basha dhe tre deputetë të tjera kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese mbylljen e 70% të listave të deputetëve. Ankesa mban firmën e Bashës, deputetes Oriola Pampuri dhe deputetit të PDIU-së, Gëzim Ademaj si dhe Partisë Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut, Partisë Lëvizja Demokratike për Ndryshim e Nikolin Stakës, Partisë Kombëtare Konservatore Albania e Kujtim Gjuzit, Partisë e Bashkimit Demokristian Shqiptar e Eduard Ndocajt si dhe Partisë Ora e Shqipërisë e Zef Ndocajt.
Basha kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe protokolleve shtesë e saj Nr. 1 dhe Nr. 14, 18 1.1 Genave a) dhe b) të pikës 1 dhe pikës 2 të nenit 67 të Kodit Zgjedhor, të ndryshuar me Nenin 5, te Ligjit Nr. 81, datë 26.7.2024 "Per disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr 10019, date 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise" i ndryshuar.
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste i miratuan këto ndryshime në seancën plenare të 26 korrikut 2024.
Këto ndryshime garantojnë të drejtën e votës për diasporën, si dhe vënë në zbatim foprmulën e re për përzgjedhjen e deputetëve që nënkupton se vetëm 1/3 e listës së kandidatëve për deputet nuk i nënshtrohet votimit nga ana e qytetarëve dhe zgjedhësi mund të votojë vetëm kandidatët në pjesën e hapur të listës.