Politikë

Konkurrenca nisi hetimet për tregjet e fruta-perimeve/ Braçe sulmon Bibën: Me kë talleni ju? E keni gjetur njëherë monopol

Braçe thotë se nëse autoriteti i konkurrencës nuk do të bënte akte për populizëm, hetimet duhet të nisnin nga tregu i ushqimeve që kanë një xhiro nga 6-7 miliardë euro

E.K
Konkurrenca nisi hetimet për tregjet e fruta-perimeve/ Braçe sulmon
erion brace dhe denar biba

TIRANË- Autoriteti i Konkurencës njoftoi dje nisjen e hetimeve për grumbullimin dhe shitjen me shumicë të fruta perimeve që do të bëhet në 5 qarqe të vendit. Më konkretisht në Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, për të parë nëse ka kufizim të konkurrencës. 

Në raportin e publikuar, thuhet se pikat e shumicës në Tiranë shtrenjtuan çmimet deri në 100% kur ua shitën bizneseve të pakicës, por rritje ka pasur edhe në qarqet e tjera. Në Fier, çmimet nga fermeri deri tek pikat e shumicës u shtrenjtuan me 11-50%; në Elbasan, 7-56%; në Korçë, 17-40%.

Ndërkohë grumbulluesit e Beratit, mblidhnin produktin pa fatura tek fermerët, deklaronin çmime jo reale. Por ky hetim i nisur nga Konkurenca, për deputetin socialist, Erion Braçe është një populizëm. Braçe është i njohur për përplasjet që ka pasur dhe më herët me kreun e autoritetit të Konkurencës Denar Biba, për disa çështje të ndryshme.

Braçe thotë se tregu i fruta perimeve në Tiranë ështe hetuar njëherë dhe është gjetur në abuzim me pozitën dominuese, dhe janë lënë detyra konkrete. Sipas Braçes, detyrat që i janë lënë këtij tregu nuk janë zbatuar, dhe as gjoba nuk është paguar.

Postimi i Braçes:

CMIMET TE DREJTA E TE NDERSHME, JO POPULIZEM! Komisioni i KONKURRENCES me ne fund DOLI NGA AKADEMIZMI, por per fat te keq hyri tek POPULIZMI! DO HETOJE TREGJET E FRUTA PERIMEVE? POOO, SHUME MIRE!

Po si do e bej? A e dine ata aty, vecanerisht KESHILLTARJA E AKADEMIKUT se eshte hetuar TREGU ME I MADH I FRUTA PERIMEVE ne vend; NE TIRANE doemos; ESHTE HETUAR, ESHTE GJETUR NE ABUZIM ME POZITEN DOMINUESE (monopol ne fakt), ESHTE GJOBITUR dhe i jane lene detyra; AS GJOBA NUK ESHTE PAGUAR E AS DETYRAT NUK JANE ZBATUAR!

Ketu do ta nisesh? E BEN DOT? Ne anen tjeter, prej tre javesh PROFESOR ILIR CIKO, ka studiuar dhe po prezanton gjetjet e studimit te tij MBI CMIMET E PRODUKTEVE TE FABRIKUARA qe importohen nga ky vend; KONKLUZIONI I TIJ ESHTE ULERITES: 80% ME SHTRENJTE I NJEJTI PRODUKT QE SHITET NE VENDET E BASHKIMIT EVROPIAN!

PERSE NUK E HETON KETE TREGUN E USHQIMEVE QE SHKON 6-7 MILIARDE EURO XHIRO? PERSE? Kjo eshte te besh POPULIZEM! Ndryshe do e kishit nisur nga CMIMET E GRURIT, MIELLIT PER BUKE E MAKARONA, BUKES VETE! Sinqerisht, me duhet ta bej edhe nje here pyetjen: ME KE TALLENI JU?

NJOFTIMI I AUTORITETIT TË KONKURRENCËS:

Komisioni i Konkurrencës, pas përfundimit të procedurës së monitorimit në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta perimeve mori në shqyrtim në mbledhjen e datës 14.06.2024 propozimin e sekretariatit të konkurrencës për hapjen e hetimit paraprak në këtë treg për qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.

Referuar strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri tek konsumatori fundor, mund të jemi para nje sjelljeje antikonkurruese si pasojë e marrëveshjeve dhe/ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve, në kuptim të nenit 4 të ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 1085, datë 14.06.2024, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve, për të parë nëse ka, ose jo, shkelje të nenit 4 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Hetimi paraprak përfshin periudhën kohore nga 1 Janar 2023 deri në 31 Maj 2024.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB