Politikë

Hoxha: Ka prova, filmime dhe udhëtime të Metës me Kastriot Ismailajn! Dosjen e ka në dorë Dumani

Sipas Artan Hoxhën, dosjën ku po hetohet dhe ish-Presidenti e ka marrë në dorë vetë kreu i SPAK Altin Dumani.

E.K
Hoxha: Ka prova, filmime dhe udhëtime të Metës me Kastriot
Artan Hoxha dhe Ilir Meta

TIRANË- “Prokuroria disponon, prova, filmime, dëshmi, udhëtime, të Kastriot Ismailaj me Metën”, kjo ishte deklarata e bërë këtë të enjte nga gazetari Artan Hoixha sa i përket hetimit nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për aferën CEZ-DIA, çështje për të cilën është thërritur dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Sipas Artan Hoxhën, dosjën ku po hetohet dhe ish-Presidenti e ka marrë në dorë vetë kreu i SPAK Altin Dumani. Deklaratën e bëri i ftuar në emisionin “Të pa Ekspozuarit”.

Artan Hoxha: Kjo është një nga çështjet që ka një dekadë dhe kemi kërkuar vazhdimisht të hetohet. Të dyja palët politike kanë akuzuar njëra tjetrën për një shpërdorim që shkon në 600 milionë euro. Është histori që ka patur edhe komision hetimor parlamentar. Deri tani rezulton të jetë çështja me dëmin më të madh financiar. Kjo është një histori e madhe abuzimi me pushtetin dhe korrupsionin, që më rezulton se i ka brenda të gjitha palët. Që tek momenti se si u privatizua OSHE dhe iu tha CEZ. Në momentin kur CEZ në vështirësi për të mbledhur detyrim ndaj insitucioneve dhe qytetarëve, pajtoi DIA për të bërë këtë. Pjesa e tretë është momenti kur është rinegociuar, kur në pushtet nuk ishte më koalicioni Berisha-Meta por Rama-Meta. Të treja këto manovra që janë bërë nga shteti shqiptar duhet të hetohen, nuk janë hetuar deri tani asnjëherë.  Deri tani i vetmi person i dënuar është Kastriot Ismailaj, që bëri 11 vite burg, i janë konfiskuar 5 milionë euro, i është konfiskuar edhe pensioni i nënës. Aktualisht është jashtë territorit të Shqipërisë. Pati disa tentativa të SPAK për ta bërë bashkëpunëtor të drejtësisë. Pretendimi i Metës që kjo çështje është gjykuar disa herë, nuk është i vërtetë. Kallëzimi i parë që është bërë për historinë e CEZ-DIA ka qenë për Berishën, Rulin dhe disa funksionarë, kjo është pushuar. Kallëzimi i dytë ka qenë për Metën, Berishën dhe të tjerë. Këto kanë ndodhur në 2016-2017. Ishte prokurori Llalla dhe këto u pushuan. Kallëzimi i tanishëm, është dosja 55, ndjekur direkt nga zoti Altin Dumani. Ka filluar në korrik 2019. Në këtë dosje, Meta është akuzuar sepse në vitin 2009, kur janë bërë tratativat për privatizimin e OSHE, ka ndikuar nëpërmjet ambasadorit tonë në Pragë, në cilësinë e Ministrit të Jashtëm, akuzohet se ka shfrytëzuar pozicionin, për të negociuar që mbledhjen e borxheve të qytetarëve shqiptarë, ta bënte kompania DIA. Ka dalë garant që ky është njeri me lidhje të forta dhe ka infrastrukturën për ta bërë këtë. DIA ka marrë 1.5 milionë euro, pa u firmosur akoma marrëveshja. Prokuroria disponon, prova, filmime, dëshmi, udhëtime, të Kastriot Ismailaj me Metën. Madje është një vendim që ka favorizuar CEZ, i cili i jepte mundësinë të fitonte mbi 30 milionë euro. Duke ndikuar te ERT, është ndryshuar cmimi i energjisë, është ulur me gati 30%.

Skandali i CEZ/DIA

Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA. Në atë kohë ERE uli çmimin e energjisë për CEZ. Kjo fundit ia u shiste qytetarëve më shtrenjtë dhe fitonte miliona.  Më pas, në vitin 2013, kur në pushtet erdhi Partia Socialiste, u bë edhe ndërprerja e kontratës që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Në fund të vitit 2015, Ministria e Energjisë dhe Industrisë që drejtohej nga Damian Gjiknuri, kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme ish ministrat (Ridvan Bode, ish-ministër i Financave, Florion Mima, ish-ministër i Ekonomisë, Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë etj) dhe ish drejtorët e Berishës për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe shkelje, duke favorizuar CEZ me çmimin e energjisë elektrike, faljen e detyrimeve dhe njohjen e borxhit të keq. Por Prokuroria e Përgjithshme e mbylli dosjen. I vetmi i dënuar ishte Kastriot Ismailaj, pronari i Kompanisë DIA.  Ish-administratori i DIA-s u vërtetua fajtor për akuzat penale “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”. Teksa kërkoi lirinë, ai paraqiti 132 prova të reja, për të cilat  argumentoi se nuk kishte pasur mundësi t’i siguronte më parë. Megjithatë sipas Prokurorisë së Tiranës, biznesmeni Ismailaj i ka konsumuar veprat penale gjatë marrëveshjes CEZ-DIA, duke përfituar përmes mashtrimit një shumë prej 5 milionë euro. Pavarësisht kërkesave të tij të njëpasnjëshme për liri, ai u doli nga burgu në shtator të këtij viti, pas 9 vitesh burg./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB