Politikë

Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Rama: Masë ekstreme, por nuk nuk mund të ndërhyj

Kryeministri theksoi se çdo dyshim duhet të hetohet dhe çdo akuzë të provohet ose të rrëzohet.

zh.ll

Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Rama: Masë ekstreme, por nuk nuk mund

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zhvillimet e fundit pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.

Në një mesazh nga Aeroporti “Nënë Tereza”, Rama e cilësoi masën e marrë ndaj ish-drejtueses së SHISH si ekstreme, duke vënë theksin te rëndësia e institucionit që ajo drejtonte. Kryeministri theksoi se çdo dyshim duhet të hetohet dhe çdo akuzë të provohet ose të rrëzohet.

“Zhvillimet e ditëve të fundit pas arrestit të ish drejtueses së SHISH kërkojnë një adresim të menjëhershëm. Ishte një masë ekstreme, po të mbajmë parasysh po të bëjmë fjalë për ekspozimin e një institucioni kyç. Cdo dyshim i arsyeshëm duhet të hetohet deriu në fund. Çdo akuzë duhet të provohet ose të rrëzohet. Cdo masë kufizimi e lirisë nga organi i akuzës, për cilindo që nuk ka imunitetit kundërshtohet vetëm në gjykatë dhe jo në podiumin e kryeministrit”, tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB