Politikë

Arben Ahmetaj 'thyen' heshtjen: Nuk jam arratisur nga Shqipëria! Betejë e 3-fishtë ndaj meje

Sipas tij ndaj tij ka një betejë të trefishtë, politike, mediatike dhe juridike.

e.k k.m
Arben Ahmetaj 'thyen' heshtjen: Nuk jam arratisur nga Shqipëria!
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeminitri Arben Ahmetaj ka ‘’thyer’’ heshtjen këtë të enjte duke dalë publikisht në një intervistë televizive që pas arratisjes. Ai ka treguar arsyen pse është largua nga Shqipëria. Sipas tij ndaj tij ka një betejë të trefishtë, politike, mediatike dhe juridike.Deklaratën e bëri në “Çim Peka Live”.

Pyetje: Pse u larguat nga Shqipëria?

Arben Ahmetaj: Iu përgjigja kërkesës për intervistë për arsye fare të thjeshtë, në dijeninë time jeni një TV e pakët që nuk jeni financuar nga inceneratorët. Beteja kundër meje ka qenë 3-fishe, politike, politiko-mediatike dhe politiko-juridike, shtati ka qenë politk. Dua ta sqaroj, të gjitha ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, as më ka ndihmuar njeri të largohem. Momentin që unë kam kam mësuar që kërkohej imuniteti im, ka qenë data në mos gabohem o 9, o 8 korrik, unë kam qenë me familjen jashtë Shqipërisë për pushime. Dua të sqaroj shqiptarët se kam qenë i përgatitur për ekstremitetin që filloi, sepse shqiptarët mendojnë se ka filluar me mercenarin që doli para SPAK, me të paguarin e inceneratorit që doli para SPAK, ka ndodhur shumë më herët. /ZËRI

Poll

MOS HUMB