Politikë

Akuzat e Ahmetajt, Braçe: Përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift

Deputeti socialist Erion Braçe theksoi se akuzat e Ahmetajt janë përralla, duke shtuar se SPAK po vendos drejtësi edhe për çështje të ndjeshme, si ajo e 21 janarit.

D.XH
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: Përralla! Nëse është i
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

TIRANË – Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka komentuar për herë të parë akuzat e bëra nga ish-zv kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia. Në një intervistë në emisionin “Studio live”, Braçe i konsideroi akuzat e ngritura nga pasardhësi i tij në karrigen e zv.kryeministrit si "përralla". Madje dhe nuk e ka kursyer ironinë gjatë fjalës së tij, për të treguar se të gjitha pretendimet e Ahmetajt ishin të pavenda. 

Braçe: Kam rreth 40 vjet që nuk dëgjoj përralla. E kam të pamundur që të dëgjoj përralla në këtë moshë. Kështu që nuk di se çfarë të them. Çfarë pretendon?

Gazetari Arbër Hitaj: Ishte një kurth që i është bërë nga Rama, kryetari i bashkisë (për akuzat e SPAK për aferën e inceneratorëve).

Braçe: A kjo është përndjekje politike dmth?

Gazetari Arbër Hitaj: Sipas Ahmetajt po…

Braçe: Nëse është përndjekje politike. I bie që Rama të jetë Taylor Swift në superboul e radhës dhe unë të isha Leo Messi, por nuk jam. Do të doja të isha, por nuk jam.

Erion Braçe përmendi më pas edhe 21 Janarin, duke u shprehur se drejtësia për të vrarët në bulevardin e Tiranës është shumë afër.

'Drejtësia ka dy dimensione, ka Prokurorisë Speciale dhe pastaj janë gjithë gjykata e tjera. Gjykatat e juridiksionit të zakonshëm. Ndërkohë që ky dimension i Prokurorisë Speciale po funksionon mire apo keq dhe po bën një gjë që nuk ka ndodhur në 34 vite në këtë vend. I vetmi zyrtar që është përballur më drejtësinë ka qenë Fatos Nano. Zgjodhi të përballej me seancat gjyqësore vetë. I vetmi zyrtar është ai. Pas 31 vjetësh kemi një zyrtar të lartë të shtetit shqiptar që po përballet me drejtësinë, që i ikën drejtësisë, i ka shpallur organizatë kriminale. Duke përdorur fuqinë politike, e duke i bërë presion drejtësisë. Njëra pjesë po funksionon dhe meriton mbështetje akoma më të madhe pjesa tjetër funksionon si qëmoti, pa asnjë lloj ndryshimi.'- tha Braçe.

Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj, shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, në një intervistë televizive tha se Rama po përpiqet ta bëjë atë “kokë turku”, madje se dirigjoi ai "përndjekjen" politike, mediatike dhe gjyqësore ndaj tij. Gjatë intervistës shtoi se Rama i kishte premtuar se do ta dërgonte "në të sëmës", pra e kishte kërcënuar hapur në sy të kolegëve. 

Ndërsa, për Veliajn, Ahmetaj tha se ai është pronar faktik i inceneratorit të Tiranës. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB