Politikë

Akuza e fortë e Kryemadhit: Metën e karikon Veliaj për të sulmuar SPAK-un, defekti i tij është që beson këdo

Sipas Monika Krymadhit, Veliaj përmes Metës, po bën sulmin ndaj SPAK, që nuk e bën dot në vetën e parë

E.K
Akuza e fortë e Kryemadhit: Metën e karikon Veliaj për të
Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe Erion Veliaj

TIRANË- Në kohën më të rëndësishme televizive të mbrëmjes, në dy ekrane paralelisht, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi dhanë versionet e tyre mbi atë që është duke ndodhur në Partinë e Lirisë, por edhe në jetën e tyre private, që tashmë konfirmohet për një krizë në çift. Duke konfirmuar në këtë mënyrë lajmet e publikuara gjatë ditës së djeshme, se Ilir Meta është larguar nga shtëpia e tij, dhe momentalisht është duke qëndruar në një hotel në zonën e Liqenit të Thatë.

Burrë e grua, ende ligjërisht, Kryemadhi dhe Meta, ishin në një mendje, kur akuzuan njëri tjetrin, për ndikime nga persona të tretë, ndërsa edhe llogaritë përpara SPAK duken të ndara. Kryemadhi do të duhet të japë llogari për hetimin pasuror që asaj po i bëhet dhe dosjen e lobimit, ndërsa Meta do të pyetet për CEZ-DIA. Në intervistën e dhënë në Opinion, Monika Kryemadhi hodhi akuza të forta në drejtim të bashkëshortit të saj, për të cilin la të kuptohet në dy raste, se po përdoret, apo po nxitet nga Erion Veliaj, në sulmet që po i bën Prokurorisë së Posaçme.

“Zoti Meta i referohet padisë së Halit Valterit, që kanë të bëjnë me lobimin e LSI, me operacionet e Monika Kryemadhit, me hetimin e familjarëve të mi. Ajo që dua të theksoj është se të gjithë personat që kanë lidhje me këtë çështje, nuk kanë asnjë arsye që të merren peng. Mua smë merr peng Ilir Meta, më merr Altin Dumani. Nëse Erion Veliaj nuk ka mundësi dhe guxim të shajë Altin Dumanin, dhe karikon Ilir Metën nga mënyra më të ndryshmet, se paska marrë Altin Dumani peng Monika Kryemadhin. Për çfarë i duhet Partia e Lirisë Altin Dumanit. Unë Ilir Metën e kam adhuruar dhe e adhuroj për politikën e tij, dua tju theksoj dy gjëra, është një nga njerëzit më të drejtë që unë kam njohur, është i sinqertë, por ka një defekt të madh, që i beson çfarëdo gjëje që i thonë.

Çfarë ndodh, sot gjithë historia ne serverave na ndodhi ditën që u arrestuan drejtorët e 5D, pse çuditërisht, në ditën që ndodh ajo me drejtorët, ngrihet një furtunë për vjedhjen e serverave të LSI. Vjedhja ka ndodhur në datën 6 Mars, ndërsa denoncimi është bërë në datën 28, një ditë pas arrestimit të drejtorëve. Inceneratori, 5D, kjo është historia”, u shpreh Kryemadhi.

Gjatë intervistës së saj, Kryemadhi hodhi poshtë akuzat e Metës, se në Partinë e Lirisë ka pasur tradhtarë dhe çimkaxhinjë, ndërsa mohoi dhe vjedhjen e serverave të kësaj force politike. Sipas Kryemadhit, edhe lajmi për serverat u hodh në media për interest ë Erion Veliajt, një ditë pas arrestimit të 5-drejtorave të bashkisë, nën akuzën e korrupsionit.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB