Politikë

Koalicion me PD apo PS? Meta: I kam thënë doktorit është e çorganizuar! Rama do ikë si Fatos Nano

Meta tha se Partia Demokratike ka shumë probleme me organizimin.

f.t
Koalicion me PD apo PS? Meta: I kam thënë doktorit është e
Ilir Meta

TIRANË- I pyetur në emision “Çim Peka Live” nëse do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme me PD apo PS, Ilir Meta tha se Partia Demokratike ka shumë probleme me organizimin. Meta u shpreh se këtë fakt ia ka vënë në dukje edhe Sali Berishës.

Ndërsa për Partinë Socialiste u shpre se 'me një politikan si Edi Rama që ka vënë dorë në territorin e Shqipërisë, përfshi këtu edhe çështjen e detit, që është shumë e rëndë, unë e kam të pamundur që të bëj koalicion apo kompromis'.

Meta: PD ka probleme me organizimin. Unë këtë ja kam thënë edhe doktorit kur ishim në koalicion. PD e ka pasur këtë problem që kur ishte Berisha, u thellua më shumë gjatë Bashës që ishte mjeshtër për çorganizim dhe demotivim. PD ka ende probleme shumë serioze. Unë i kam ndjerë problemet e tyre dhe i kam paralajmëruar. I kam paralajmëruar për kombinatin, jeni të tradhtuar në Kombinat, do hani një gol të paparë. Ata thoshin jo jo. PD duhet të ndajë mendjen që të vijë në pushtet, mos kalojë kohën në opozitë. Që të vish në pushtet duhet organizim perfekt. Kjo gjë mungon. PD në zgjedhjet vendore ishte e çorganizuar. Kishte shpresa kot se do merrte vulën. Rama do ikë siç iku Fatos Nano, do ikë siç iku nga bashkia. Do ikë me zgjedhje dhe të gjitha format demokratike.

Poll

MOS HUMB