Politikë

Ahmetaj: E kam humbur besim tek SPAK! 'Thumba' Ramës...E dimë kush e bën Vetting-un

Ndërkohë, Ahmetaj shprehet se refuzon të kthehet për tu përballur me drejtësisë pasi gjykimi ndaj tij është politik.

e.k k.m
Ahmetaj: E kam humbur besim tek SPAK! 'Thumba' Ramës...E
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryemintri Arben Ahmetaj ka folur nga arratia rreth hetimeve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj tij. Ai deklaroi se nuk është arratisur nga Shqipëria. Gjatë intervistës së tij në “Çim Peka Live”, Ahmetaj ‘thumboi” Kryeministrin Edi Rama, ndërsa shton se për këtë që po ndodh ishte i përgatitur shpirtërisht. Po ashtu nuk munguan akuzat ndaj drejtësisë, së cilës i drejtohet “Drejtësia e re”. Ndërkohë, Ahmetaj shprehet se refuzon të kthehet për tu përballur me drejtësisë pasi gjykimi ndaj tij është politik.

Arben Ahmetaj: Që të kërkosh imunitetin e një deputeti, ministri, por që të ndodhë kjo nuk është më çudi. Të ndodhë kjo në kuadrin e drejtësisë së re ku në 3 muaj të kërkohet arrestim. Nga e dinit që kërkohej një masë ekstreme? Kishit indicie që ndaj jush ka shtyrje politike dhe i kishit marrë masat më herët që përballjen me drejtësinë ta bënit jo fizikisht? Nuk e kisha menduar që në një drejtësi të re, do të largohesha për shkak të influencimit të drejtësisë së re. Nuk e kisha menduar që një dosje e tillë do të krijohej me frymëzim politik. Prandaj e nisa më parë, nuk ka nisur me mercenarin goditja ndaj meje, ka nisur shumë më herët.

Pyetje: Pse Arben Ahmetaj, duke qenë se jeni i vetmi, të tjerët heshtje totale? Pse Arben Ahmetaj?

Arben Ahmetaj: Nuk jam arratisur nga Shqipëria. Nuk më ka ndihmuar askush, përkundrazi, në momentin që është kërkuar imuniteti im të gjithë kolegët e mi kanë qenë të frikësuar të ulen dhe të pinë kafe me mua. E dyta, nuk më ka ndihmuar kush të largohem. E prisja që të bëhej një ekstremitet, e kisha prarë frymëzimin politik diku nga vjeshta e vitit '23. Mendoja që me gjithë atë fryrje politike, SPAK kishte shfryrje gati-gati personale. Madje pyetja si ka mundësi që një drejtësi e tillë të jetë drejtësi e re? Të bazohet në pritë politike nga ish-lideri im, kryeministri aktual, nuk e kisha menduar që do të kishin atë padurim statistikor për t'i treguar me zell ish-liderit tim politik se ja na e nxorre në pritë, e vramë. Isha i përgatitur shpirtërisht. Kur kam lexuar dosjen, dosja është bazuar në supozime, jo në fakte, unë gjatë intervistës me ju jam gati ti marr një nga një. Unë e humba besimin tek SPAK dhe kam frikë mos e humbas tek gjithë drejtësia e supozuar e re. E tha mirë zoti Metani, është strukturë e re por me të njëjtit njerëz. Refuzova të kthehesha sepse e dija që goditja ime ishte e frymëzuar me zell politik. Çështja e inceneratorëve u foksua tek Elbasani dhe Fieri, tek procedurat. Unë e kam deklaruara para shqiptarëve, e kam me letra. Unë po vihesha përballë një goditje të organizuar, të pritshme dhe kur të gjithë aktorët e angazhuar kundër goditjes time që në shtator 2021, mësuan se në finale e dimë kush e bën Vettingun, kush dërgon dhe bën koordinatorin mes X dhe Y. Kur morëm vesh se në Elbasan dhe në Fier nuk kisha asnjë firmë. Zero. Është me ligj, detyrë e autoritetit kontraktor./ZËRI

Poll

MOS HUMB