Politikë

A u vodhën serverat në PL? Kryemadhi: Absolutisht JO! Gënjyen Metën, do dalin si budallenj

Sipas saj, kjo është një alibi e njerëzve pranë Metës për të krijuar armikun imagjinar.

E.K
A u vodhën serverat në PL? Kryemadhi: Absolutisht JO! Gënjyen
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka hedhur poshtë akuzat e bashkëshortit të saj njëherëzi dhe kryetari i PL-së se serverat në PL janë vjedhur. Sipas saj, kjo është një alibi e njerëzve pranë Metës për të krijuar armikun imagjinar. Kryemadhi tha se Meta nuk ka qëndruar në zyrën e tij në seli pas zgjedhjeve të 14 majit ndërsa shton se nuk ka asnjë bisedë që është përgjuar Meta në seli. Këshilltarët dhe njerëzit pranë Metës i ka cilësuar si rrogtarë që erdhën nga Presidenca në PL. Deklaratat i bëri në "Opinion". 

Monika Kryemadhi: Asgjë nuk ka ndodhur, absolutisht, asgjë. Është gënjyer Ilir Meta, se kur mbledh njerëz rreth vetes njerëz që mendojnë se janë rrogtarë. Njerëzit që e kanë mendjen bosh, krijojnë armikun imagjinar. Ai material nuk është shkruar nga një profesionistë. Nuk ka ndodhur asgjë. Është një fantazi e një grupi njerëzish, që nga rrogtarë në presidencë erdhën në PL. Do vijë Prokuroria do i njerrë si budallenj. Ilir Meta nuk ka qenë në zyrë që pas zgjedhjeve të 14 majit. Ku është përgjuar? Kjo është një alibi që janë ngritur dhe në Presidencë. Kujt i shërben gjithë kjo histori?  

Poll

MOS HUMB